Suedia e “demoloi” Tunizinë, por kishte “Ekspertë” të Telegrafit që e parashikuan këtë fitore të thellë


Në mbi 4 mijë parashikime që u regjistruan për përballjen mes Suedisë dhe Tunizisë, vetëm dy tifozë arritën të qëllojnë saktë rezultatin në platformën e Telegrafit “Eksperti”.
Ndeshjet e Kupës së Botës po vazhdojnë të sjellin interes të jashtëzakonshëm në “Eksperti”, ku po zhvillohet një garë e madhe për të fituar çmimet si iPhone 17 Pro Max, trotinet elektrit Segway dhe PlayStation 5.

Suedia e nisi mbarë Kampionatin Botëror 2026, ku regjistroi një triumf të thellë prej 5-1, rezultat që ky ishte mjaftë befasues. Mirëpo, në statistikat e ekspertëve, përqindja e saktë ka qenë tepër e ulët.

Nga 4 mijë tifozë që dhanë parashikimet e tyre, vetëm dy prej tyre qëlluan saktë. Pjesa më e madhe besonte në një fitore të ngushtë të Suedisë, pra, me rezultat 2-0 ose 2-1.

Kjo tregon se, pavarësisht analizave dhe pritshmërive para ndeshjeve, futbolli vazhdon të mbetet i paparashikueshëm dhe pikërisht kjo e bën garën edhe më interesante për tifozët dhe ekspertët.
Regjistrohu në eksperti.telegrafi.com, bëhu pjesë e garës dhe dëshmo se sa mirë e njeh futbollin. /Telegrafi/






































