LAJMI I FUNDIT:

Suarez kthehet të flasë për rastin me Chiellinin: E gënjeva gruan, fëmijët u dëshpëruan (Foto/Video)

Suarez kthehet të flasë për rastin me Chiellinin: E gënjeva gruan, fëmijët u dëshpëruan (Foto/Video)

Luis Suarez ka treguar se si e ka gënjyer gruan e tij Sofian, duke i thënë se nuk e ka kafshuar Giorgio Chiellini në  Kupën e Botë 2014.

Suarez dhe Chiellini u përplasën në ndeshjen ku Uruguai fitoi ndaj Italisë, ndërsa lojtari kishte marrë dënim të rëndë për gabimin e bërë.


Më vonë u kuptua nga xhirimit se ai kishte kafshuar Chiellinin, ndërsa këtë e kishte bërë edhe me Branislav Ivanovicin, dhe për këtë ai kishte marrë dënim të rëndë.

Suarez pas kafshimit të Chiellinit

Suarez kthehet të flet edhe një herë për rastin me mbrojtësin e Juventusit.

“Jam lënduar shumë. Fëmijët e mi më pyesnin se pse nuk luaja. Të jem i sinqertë jam lënduar shumë. E gjithë kjo pasi unë nuk jam i tillë, jam i butë dhe familja ime e di këtë”.

Pasojat e kafshimit të Chiellinit

“Fëmijët e mi e dinë se babai i tyre është një njeri dhe mund të gaboj. Po ashtu e dinë që çdo njëri mund të gaboj”.

Kështu e kishte përdorur Rodgersi dyshen Suarez – Sterling për të bindur Dembelen të transferohet te Celticu
Lexo po ashtu Kështu e kishte përdorur Rodgersi dyshen Suarez – Sterling për të bindur Dembelen të transferohet te Celticu

“E kam lënduar Sofian, pasi e kam gënjyer. Ajo më pyeti për kafshimin dhe unë e mohova atë. Kisha probleme që ta besoja dhe ta thosha. Ishte e pakuptimtë. E lëndova atë pasi ajo e di se si jam unë. Mediat e pyetnin atë se si jam unë në shtëpi, si sillem”.

Familja e Suarez me atë të Messit

“Ata mund të mendonin çfarëdo për mua. Kjo të lëndon. Të gjithë e kanë mënyrën e vet se si luajnë, karakterin e tij. Nëse nuk jam kështu si jam nuk do të kisha arritur të luaja për Barcelonën”.

Kështu do të dukej Ajaxi në rast se nuk do shiste lojtarët në vitet e fundit (Foto)
Lexo po ashtu Kështu do të dukej Ajaxi në rast se nuk do shiste lojtarët në vitet e fundit (Foto)

Suarez ishte ndaluar nga FIFA për katër muaj moslojë. Në këtë kohë ai iu bashkua Barcelonës, dhe nuk luajti për një kohë”.

Suarez fitoi Pichichin me Barcelonën

“Mund ta dënoni dikë, ta suspendoni… por të dënojnë që të shkosh edhe në qendër stërvitore, ta shohësh nipin duke luajtur, kjo është e padrejtë. Nuk e kam kuptuar këtë. Nuk e kam kuptuar këtë aspak”.

Top 100 lojtarët më të shtrenjtë: Messi lë pas CR7, por nuk është i pari – në listë edhe Mustafi e Xhaka (Foto)
Lexo po ashtu Top 100 lojtarët më të shtrenjtë: Messi lë pas CR7, por nuk është i pari – në listë edhe Mustafi e Xhaka (Foto)

“Të më dënonin me 10, 15, 20 ndeshje, por të më trajtonin siç kanë bërë kjo të lëndon. Edhe më keq kur dola në gjyq me avokatët e FIFA-s, arsyet që dhanë ata ishin edhe më të këqija. Isha i vetëdijshëm që kam bërë gabim, por e dija që jam një njeri”.

Suarez dikur në mbrëmjen e UEFA-s

“Ata duhet ta kuptojnë këtë. Duhet ta fusin vetën në lëkurën time dhe ta kuptojnë se si ndjehesha. Nuk shkova në mbrëmjen gala të FIFA-s dhe nuk do të shkojë kurrë.  Nuk e kam problem ta them këtë. Nuk do të shkoj asnjëherë në një mbrëmje gala të FIFA-s”, ka thënë Suarez në intervistën e tij të gjatë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Bayerni konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës, mungon ndaj Real Madridit

Bayerni konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës, mungon ndaj Real Madridit

Bundesliga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Ndërkombëtare
E ardhmja e tij është larg Old Trafordit, Man Utd i vendos çmimin e largimit Jadon Sanchos

E ardhmja e tij është larg Old Trafordit, Man Utd i vendos çmimin e largimit Jadon Sanchos

Premier League
Kalo në kategori