Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë sonte ndeshjen kundër Islandës, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikuesit e botërorit ‘Rusi 2018’.

Kosova do të luajë si vendas ndaj kombëtares së Islandës. E për ta mbështetur Përfaqësuesen e Kosovës, tashmë ia kanë mësyrë Shkodrës shumë tifoz e në mesin e tyre edhe studentët e Universitetit AAB nga Prishtina, transmeton Telegrafi.


Të pështjellur me flamurin e Kosovës dhe nënë brohoritjet “Kosova, Kosova”, një grup studentësh nga Universiteti AAB kanë marrë rrugën drejt Shkodrës për t’i ofruar përkrahjen e tyre futbollistëve të Përfaqësueses së Kosovës.

Ndeshja Kosovë- Islandë do të luhet sonte nga ora 20:45 në stadiumin ‘Loro Boriçi’ në Shkodër, ndërkaq në po të njëjtën orë do të fillojë edhe ndeshja Itali- Shqipëri./Telegrafi/

Studentët e AAB-së në përkrahje të... by randomvids2016 Studentët e AAB-së në përkrahje të... by randomvids2016 Studentët e AAB-së në përkrahje të... by randomvids2016

17495428 1323229871098507 1801628447 n

17496308 1323230041098490 572134633 n

17506390 1323230001098494 212295241 n

telegrafi sport app