LAJMI I FUNDIT:

Struga luan ndeshjen më të rëndësishme në historinë e saj, Shpëtim Duro thotë se janë gati të përballet me islandezët e Breidablik

Struga luan ndeshjen më të rëndësishme në historinë e saj, Shpëtim Duro thotë se janë gati të përballet me islandezët e Breidablik

Struga Trim Lum është skuadra që vazhdon ta përfaqësojë Maqedoninë e Veriut më së miri këtë verë në garat evropiane, ndërsa nesër (e enjte) do të luajë ndeshjen më të rëndësishme në historinë e saj, kur do të përballet me Breidablikin e Islandës në fazën e play off-it në Ligën e Konferencës.

Ekipi udhëhequr nga trajneri Shpëtim Duro ka arritur një hap para grupeve të Ligës së Konferencës, ndërsa te enjten ka ndeshjen e parë të kësaj faze finale, kur në Ohër është nikoqir i islandezëve.


Struga ishte e lirë në mesjavë në kampionat, pasi ndeshjen me Voskan e kishte shtyrë për 27 gusht, pikërisht për këtë sfidë të rëndësishme.

Futbollistët e kampionëve në fuqi, të gjithë fokusin e kanë përkushtuar në sfidën e nesërme, ndërsa në përballjen me Breidablik vjen pas humbjes nga Brera në xhiron e parafundit.

Trajneri Duro parashikon përballje të vështira në dy ndeshje kundër skuadrës islandeze të Breidablik.

UEFA e lejon Strugën që ndeshjen ndaj Breidablik ta zhvillojë në Ohër
Lexo po ashtu UEFA e lejon Strugën që ndeshjen ndaj Breidablik ta zhvillojë në Ohër

“Është një arritje e jashtëzakonshme për Struga Trim Lum që luan në fazën “play-off”, e paparashikueshme do të kisha thënë, por plotësisht e merituar nga ajo që ka dhënë skuadra në gjithë këto 6 ndeshje evropiane”.

“Tashmë jemi në një fazë, do të thoja edhe më të rëndësishme, kemi dy ndeshje për të kaluar në fazën e grupeve, pra është një fjalë popullore, që oreksi vjen duke ngrënë. Do mundohemi të japim maksimumin, të përgatisim këto dy ndeshje, për të luajtur, për të interpretuar dhe shpresojmë të kalojmë më tej”, ka thwnw Shpëtim Duro.

Kujtojmë se struganët nisën aventurën evropiane në Ligën e Kampionëve, ku u eliminuan nga Zalgirisi, duke vijuar garat më pas në Ligën e Konferencës, ku arritën të  eliminonin skuadrat si Buducnosti dhe Hesperange në turin e dytë dhe të tretë.

Ndeshja ndërmjet Strugës dhe Breidablik do të luhet në stadiumin “Burimet e Biljanës”, duke nisur nga ora 17:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
I mblodhi bashkë për herë të fundit – fjalimi emocional i Kloppit që preku zemrat e lojtarëve të Liverpoolit

I mblodhi bashkë për herë të fundit – fjalimi emocional i Kloppit që preku zemrat e lojtarëve të Liverpoolit

Premier League
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ndërkombëtare

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Superkupa e Spanjës 2025: Çiftet gjysmëfinaliste, data e ndeshjeve dhe stadiumi

Superkupa e Spanjës 2025: Çiftet gjysmëfinaliste, data e ndeshjeve dhe stadiumi

La Liga
Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Premier League
Kalo në kategori