Si çdo vit, për festat e nëntorit, FSHF organizon “Kupën Pavarësia”, ku marrin pjesë katër ekipe.

Skënderbeu, 2 Korriku i Prishtinës, Otrant i Ulqinit dhe Struga diskutuan ditën e sotme në Korçë këtë trofe simbolik.

Ka qenë skuadra e Strugës që ka arritur që ta fitojë për të dytin edicion radhazi këtë trofe.

Skuadra shqiptare, që luan në ligën e dytë maqedonase ka triumfuar minimalisht në finale me skuadrën e Otrantit nga Ulqini.

Në gjysmëfinale, skuadra e Strugës mundi Skënderbeun me rezultatin minimal 1-0 me golin e  Agon Hajredinit, ndërsa në gjysmëfinalen e dytë ishte Otranti që kaloi në finale vetëm falë 11-metërshave kundër 2 Korrikut.

Reklama

Finalja u vendos nga një gol në minutën e 8-të të takimit nga Lloga. /Sport Ekspres/

Reklama