LAJMI I FUNDIT:

Strootman është mirënjohës për Romën

Strootman është mirënjohës për Romën

Kevin Strootman thotë se ai është mirënjohës klubit për durimin ndaj tij pavarësisht rekordin të tij me lëndime.

Mesfushori holandez ka përjetuar probleme të përsëritura me lëndimet e  ligamenteve që nga ardhja e tij në Stadio Olimpico në vitin 2013, ku u operua në tri raste.

Megjithatë, me afrimin e sezonit të ri, 26-vjeçari thotë se ai ndjehet mirë dhe është duke shikuar përpara për kualifikimin në grupet e Ligës së Kampionëve me Romën.

“Ndoshta për lojtarë të tjerë ajo është e ndryshme, por unë jam mirënjohës për Romën. Pasi ka qenë e durueshme për tre sezone dhe tash është e rëndësishme që të jem i gatshëm për të luajtur”, deklaroi Strootman.

El Shaarawy: Juve, në një nivel tjetër
Lexo po ashtu El Shaarawy: Juve, në një nivel tjetër

“Sidomos për ne, sepse në tre javë ne kemi ndeshjet tona më të rëndësishme të vitit, ‘Play-Off’ i Ligës së Kampionëve. Lojërat që do ti luajmë kundër Liverpoolit dhe Montreal do të jenë shumë e rëndësishme, sepse ne do të duhet të tregojmë se çfarë mund të bëjmë.

“Jam i lumtur që do të jem përsëri me ekipin, ndihem mirë”, përfundoi mesfushori holandez, i cili këtë sezon pritet të jetë pjesë e formacionit bazë pas largimit të Pjanicit drejt Juventusit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Kalo në kategori