“Lambo” vjen edhe me videoklip, ndërsa është pritur mirë te fansat e tij, përkundër faktit se ai njihet për këngët e tij ‘gangsta’. Kënga e re është verore dhe i kushtohet kryesisht jetës si pronar i një veture luksoze Lamborghini.

Kënga e Stresit vjen në vazhdën e publikimit të këngëve të reja nga BabaStars, që dalëngadalë ka filluar të shkrijë epërsinë me ‘labelat’ rivale, të cilat kanë lansuar albumet dhe këngët e reja këtë verë. /Telegrafi/