LAJMI I FUNDIT:

Stresi me sekuenca nga projekti i ri “Archimed”

Stresi me sekuenca nga projekti i ri “Archimed”
Foto: Prive/YouTube

Stresi është ndër rep-artistët shqiptarë që ka qëndruar aktiv ndër vite në industrinë muzikore.

Ai në mënyrë të vazhdueshme sjell këngë dhe bashkëpunime me emra të njohur të estradës.


Së fundmi, në një postim në rrjetin social Instagram, Stresi ka ndarë disa sekuenca nga projekti i ri muzikor.

View this post on Instagram

A post shared by STRESI (@stresi)

“Archimed” është përshkrimi i tij në videon e publikuar, ku ai shihet në një vend malor.

Me po të njëjtin titull është edhe albumi i tij, për të cilin ende nuk ka ndonjë datë adekuate të lansimit.

Sidoqoftë kësaj, “Per Veti” është projekti i fundit nga ai, që erdhi në bashkëpunim me Finem dhe Solo. /Telegrafi/