LAJMI I FUNDIT:

Stresi i reagon Medi Isenit nga arratia: Ju kishit armë por i hoqët para se të largoheshit nga klubi, le t’ia lëmë organeve të drejtësisë

Stresi i reagon Medi Isenit nga arratia: Ju kishit armë por i hoqët para se të largoheshit nga klubi, le t’ia lëmë organeve të drejtësisë
Foto: Stresi/Instagram

Reperi i njohur Stresi ka reaguar sërish ndaj influencuesit të rrjeteve sociale, Medi Iseni, pasi ky i fundit u prononcua për Top Channel mbi konfliktin e tij me Noizyn dhe Stresin.

Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, i cili aktualisht është i kërkuar nga Policia e Kosovës dhe ndaj të cilit Ministrja e Drejtësisë ka nënshkruar kërkesën për ekstradim, ka publikuar në InstaStory një pamje të intervistës së Medit, duke reaguar me një shkrim të ashpër.

“Ore nuk zbatohet ligji me fjalë, jo po kisha kallash edhe dy bomba. Kisha pancir dhe Audi-në blind hahahaha. Mund të them unë gjithçka? Që Kunati yt dhe ai tjetri kishit dy armë glock por i hoqët para se të iknit nga klubi? A me fjalë je i mirë ti, por duhet me të akuzu për shpifje ty një herë se veç po shpif edhe nuk e din çfarë po të flet goja, le t’ia lejmë organeve të drejtësisë”, ka shkruar reperi në InstaStory.


Foto: Stresi/InstaStory

Kjo nuk është hera e parë që Stresi reagon publikisht ndaj deklaratave të Medi Isenit. Konflikti mes tyre ka marrë vëmendje të madhe në mediat dhe rrjetet sociale, me të dy palët që vazhdojnë të shkëmbejnë akuza dhe kundërakuza.

Reagimi i fundit i Stresit vjen në një kohë kur ai është nën presion të madh ligjor dhe mediatik, duke përkeqësuar më tej situatën e tij.

Ndjekësit dhe fansat e tij kanë reaguar në mënyra të ndryshme ndaj këtij postimi, duke e ndarë dhe komentuar gjerësisht në rrjete sociale. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Rrezikon dënim deri në pesë vjet burg dhe 15 vjet dëbim - zbulohet se Noizy u arrestua në Zvicër për shkak të dhunës ndaj Medi Hysenit

Rrezikon dënim deri në pesë vjet burg dhe 15 vjet dëbim - zbulohet se Noizy u arrestua në Zvicër për shkak të dhunës ndaj Medi Hysenit

Magazina
Media zvicerane 'Watson': Noizy akuzohet jo për një, por për disa vepra penale në Zvicër

Media zvicerane 'Watson': Noizy akuzohet jo për një, por për disa vepra penale në Zvicër

Magazina
Rita Ora në televizionin e famshëm amerikan ABC: Nuk harroj kurrë prej nga vij, kam folur gjithmonë hapur për prejardhjen time si emigrante

Rita Ora në televizionin e famshëm amerikan ABC: Nuk harroj kurrë prej nga vij, kam folur gjithmonë hapur për prejardhjen time si emigrante

Magazina
Monika Salihu i bashkohet rrjetit Chogan: E dhashë energjinë time dhe u shpërbleva 100 për qind

Monika Salihu i bashkohet rrjetit Chogan: E dhashë energjinë time dhe u shpërbleva 100 për qind

Magazina
Me çaj rusi e shalqi, Mc Kreshën dhe Capital T i bën bashkë gjysmëfinalja e Botërorit të Klubeve

Me çaj rusi e shalqi, Mc Kreshën dhe Capital T i bën bashkë gjysmëfinalja e Botërorit të Klubeve

Magazina
Rita Ora nuk i reziston lodrës së famshme 'Labubu', shfaqet me një të tillë në çantën e saj të palestrës në New York

Rita Ora nuk i reziston lodrës së famshme 'Labubu', shfaqet me një të tillë në çantën e saj të palestrës në New York

Magazina
Kalo në kategori