LAJMI I FUNDIT:

Strategjia e Suedisë kundër COVID-19, funksionale apo vdekjeprurëse?

Strategjia e Suedisë kundër COVID-19, funksionale apo vdekjeprurëse?

Suedezët ishin ndër vendet e pakta që refuzuan karantinën, por tani kanë nivelin e vdekjes ndër më të keqin në Evropë.

COVID-19 është mënyra e natyrës për të përkeqësuar situatat e këqija edhe më shumë. Që nga momenti kur e ktheu botën përmbys, ju nuk mund të parashikonit se Partia Komuniste Kineze do të kishte arrestuar personat që njoftuan publikun për virusin që po vinte dhe do të mbulonte kërcënimin për njerëzimin. Dhe kjo është ajo që bën më së miri ky vend, në fund të fundit.


Ju nuk do të kishit nevojë për fuqi mistike për hyjnore që të besoni se Viktor Orbán do të përdorte një pandemi si një justifikim për ta kthyer Hungarinë në diktaturën e parë të Bashkimit Evropian.

Askush nuk do ta kishte parashikuar këtë artikull nga java e kaluar: “Vdekjet nga COVID-19 në Suedi ishin më të lartat në Evropë për frymë, në një mesatare prej shtatë ditësh midis 12 dhe 19 maj”, transmeton Telegrafi.

Ky vend konfirmoi që strategjia “lehtësuese” e epidemiologut shtetëror të Suedisë Anders Tegnell për të lejuar dyqanet, restorantet, palestrat, shkollat ​​dhe vendet e punës të mbeten të hapura ishte një marrëzi vdekjeprurëse dhe kjo madje as nuk duket se ka prodhuar imunitet të tufës. Vetëm 7.3% e banorëve të Stokholmit kishin krijuar antitrupa COVID-19 deri në fund të prillit.

Të gjitha ato vdekje për aq pak pikë. “Pozicioni i Suedisë mund të jetë më i keq se sa tregon imazhi i përjavshëm”, thotë Lena Einhorn, një virologe dhe autore suedeze.

Të gjitha vendet e infektuara rëndë, përfshirë Britaninë e Madhe, Italinë, Spanjën, po shohin që infeksionet bien ndërsa lëvizin ngadalë drejtë hapjes nga izolimi, SHBA-së së Trump dhe Suedisë. Në të dy rastet, këto dy vende refuzuan karantinën dhe tashmë janë ndër vendet më të goditura.

Suedia i hyri kësaj pandemie me atë mendim, që secili qytetar të jetë i përgjegjshëm në veprimet e tij, dhe kështu refuzoi karantinën. Qeveria i lejoi punëtorët të punojnë nga shtëpitë, kush kishte simptoma të virusit nuk duhej të largohej nga shtëpia dhe të telefononte ekipin mjekësor.

Suedia e respektojë të drejtë e qytetarëve për të drejtën e lëvizjes së tyre. Por statistikat që ka ky vend nuk janë aq të mira, nëse llogariten se sa vdekje ka Suedia në milionë banorë.

Publiku dhe shtypi suedez i kanë besuar virologut Tegnell. Nëse Tegnell do të kishte thënë që Suedia duhet të ishte mbyllur në vend se të qëndronte e hapur, politikanët dhe publiku do t’i bindeshin urdhrave të tij me besnikëri.

E thënë kështu, Suedia tingëllon si një teknokraci autoritare intolerante ndaj opinioneve dhe individëve që nuk përshtaten. Nëse, SHBA-ja, Koreja e Jugut, Gjermania, Tajvani, Zelandë e Re ose edhe Britania, janë vende që për çështje të mëdha për vendin vendosin shumë persona, Suedia tregoi se çfarë ndodh kur ju vendosni shumë besim te një grusht administratorësh, pa e mbrojtur së pari veten, dhe pa pyetur nëse ata kanë të drejtë apo jo.

Humbja e Suedisë i përket edhe botës. Nëse dhe kur virusi do të kthehet, askush nuk e di. Por në rast se kthehet, Suedia duket se më nuk do të arsyetohet se do të mbrojë ekonominë e vendit dhe do ti lërë qytetarët e lirë dhe pa karantinë. Dhe nëse virusi kthehet, thjesht do të na duhet ta durojmë. Përsëri. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Amerika Latine
Kalo në kategori