LAJMI I FUNDIT:

Stormzy dhe Maya Jama rikthehen në krahët e njëri-tjetrit tre vjet pas ndarjes

Stormzy dhe Maya Jama rikthehen në krahët e njëri-tjetrit tre vjet pas ndarjes

Koha është një shërues dhe ka bërë mrekulli për Stormzy dhe Maya Jama, pasi ata janë kthyer së bashku tre vjet pas ndarjes.

Prezantuesja e re e “Love Island” iu bashkua reperit në festimin e “GQ Men of the Year 2022′ në perëndim të Londrës dhe më pas ata u larguan disa minuta pas njëri-tjetrit në orën 2 të mëngjesit.


Ata thuhet se kishin kaluar kohë duke biseduar gjatë gjithë mbrëmjes në event, në klubin e anëtarëve të Pavilion në Knightsbridge. Ai u dëgjua duke u thënë shokëve se ishin përsëri bashkë, transmeton The Sun.

Foto: Getty

Por ai nuk dukej shumë i prirur që të tjerët ta zbulonin, sepse kur një fans i bëri një foto së bashku, ai iu afrua atyre dhe kërkoi që ajo të fshihej.

“Stormzy dhe Maya janë sërish bashkë. Ata po e marrin ngadalë, por janë rikthyer në jetën e njëri-tjetrit pas një kohe të gjatë kur nuk folën apo u takuan”, tha një burim.

Foto: Getty

“Ata kaluan shumë kohë së bashku në festën pasuese dhe po bisedonin në një cep. Dukej sikur ata shkuan diku tjetër së bashku më pas, sepse ajo doli jashtë dhe më pas ai e ndoqi atë pesë minuta më vonë”, tha një burim i dytë.

Stormzy dhe Maya ishin së bashku për katër vjet, por u ndanë në vitin 2019 mes pretendimeve se ai e kishte tradhtuar atë, të cilat ai i mohoi.

Foto: Getty

Krishtlindjet e kaluar ajo u fejua me basketbollistin australian Ben Simmons pas një romance të stuhishme, edhe pse u ndanë këtë verë.

Por Stormzy ka qëndruar beqar që nga ndarja e tij me Maya dhe nuk e ka fshehur faktin se është penduar për ndarjen e tyre.

Foto: Getty

Në këngën e tij “Lessons” në 2019, ai e përshkroi marrëdhënien e tyre si “dashurinë më të madhe që kam njohur ndonjëherë”.

Tani që ajo e ka falur dhe gjërat janë kthyer në rrugën e duhur, burimet thaë se ai nuk do të bëjë të njëjtat gabime këtë herë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Kalo në kategori