LAJMI I FUNDIT:

Stoke drejt rënies nga Liga Premier, tri skuadra të njohura angleze e duan Shaqirin

Stoke drejt rënies nga Liga Premier, tri skuadra të njohura angleze e duan Shaqirin

Stoke City nuk është duke kaluar nëpër një moment të mirë këtë edicion në Ligën Premier.

Reklama

Skuadra bardh e kuqe është drejt rënies në një kategori më poshtë në Angli dhe pritet të largohen shumë futbollist.

Njëri nga të parët që do të largohet është Xherdan Shaqiri apo thënë ndryshe ylli kryesor i Stoke Cityt.

Por Shaqiri duket se nuk do të largohet nga Liga Premier, pasi për të tanimë ka shumë kërkesa.

Mark Hughes dhe Xherdan Shaqiri sa ishin së bashku tek Stoke City. (Photo/Getty Images)

Southampton mbetet skuadra favorite për transferimin e yllit nga Gjilani.

Trajneri i Southampton, Mark Hughes e admiron lojën e Xherdanit dhe po kërkon transferimin e tij në ‘St Mary’s Stadium’.

Sipas medieve angleze, Shaqiri mund t’i bashkohet Southamptonit për një shumë rreth 25 milionë euro.

Southampton nuk do ta ketë të lehtë transferimin e shqiptarit me pasaportë zvicerane.

Xherdan Shaqiri (Photo /Getty Images)

Në garë për Xherdanin mbetet edhe Everton si dhe Newcastle United që kanë shfaqur muaj më parë interesim për gjilanasin.

Gjithsesi mbetet të shihet nëse Stoke do të mbijetoj në Ligën Premier.

Shaqiri këtë edicion ka arritur të shënoj shtatë gola dhe të dhurojë gjashtë asistime në Ligën Premier. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane zbulon idhullin e tij të fëmijërisë që luante te Barcelona, nuk është ai që do të prisnit

Harry Kane zbulon idhullin e tij të fëmijërisë që luante te Barcelona, nuk është ai që do të prisnit

Ndërkombëtare
Vaki kosovare, shembet tribuna e stadiumit në Prizren vetëm katër vite pas përurimit

Vaki kosovare, shembet tribuna e stadiumit në Prizren vetëm katër vite pas përurimit

Sport vendor
Dominik Szoboszlai zbulon një gjë që Liverpool duhet të ndalojë së bëri

Dominik Szoboszlai zbulon një gjë që Liverpool duhet të ndalojë së bëri

Premier League
Festival golash në “Allianz Arena”, Bayerni mposht ekipin e Bochumit

Festival golash në “Allianz Arena”, Bayerni mposht ekipin e Bochumit

Bundesliga
La gjurmë të mëdha në Serie A, por sot nuk 'njihet' edhe pse është një biznesmen i suksesshëm

La gjurmë të mëdha në Serie A, por sot nuk 'njihet' edhe pse është një biznesmen i suksesshëm

Serie A
Mund ta kishin nënshkruar për vetëm tre milionë euro më 2017, Liverpoolit tani i duhet të paguajë 200 milionë euro për pasuesin e Salah

Mund ta kishin nënshkruar për vetëm tre milionë euro më 2017, Liverpoolit tani i duhet të paguajë 200 milionë euro për pasuesin e Salah

Premier League
Kalo në kategori