LAJMI I FUNDIT:

Stërvitja e NATO-s, një luftanije përplaset me cisternën e naftës (Foto/Video)

Stërvitja e NATO-s, një luftanije përplaset me cisternën e naftës (Foto/Video)

Nuk është edhe aq pozitive sa mendohej situata në Detin e Norvegjisë, ku janë vendosur mijëra trupa të NATO-s në kuadër të stërvitjes “TridentJuncture”, më e madhja në historinë e aleancës.

Të enjten një incident aspak i këndshëm ka ndodhur me një luftanije norvegjeze, që u përplas me një anije cisternë nafte.


Forcat norvegjeze të sigurisë ndërhynë me shpejtësi për të evakuuar të gjithë ekuipazhin e luftanijes, “KNM Helgeelge Ingstad”, e cila sapo ishte kthyer nga stërvitjet ushtarake të NATO-s.

Shtatë persona janë plagosur lehtë në përplasjen që ndodhi në Hjeltefjord pranë Bergenit gjatë paradites, raporton BBC.

Përplasja ka qenë vërtetë e rrezikshme, teksa theksohet se fati ishte me ekuipazhin e luftanijes pasi anija naftëmbajtëse “Sola TS” është dëmtuar vetëm pak dhe nuk ka pasur rrjedhje nafte, që mund të shkaktonin një shpërthim.

Anija me flamur maltez e kishte lënë terminalin e naftës “Equinor’s Sture” me një ngarkesë të papërpunuar nga Detit i Veriut, njofton agjencia e lajmeve Reuters.

Sture, një terminal i madh i naftës eksportuese, u mbyll përkohësisht si një masë parandaluese, përcjell gsh.

Një zyrtar i paidentifikuar i tha agjencisë së lajmeve AFP se një “rrjedhje e vogël vaji” ishte zbuluar në luftanijen norvegjeze.

“Ka marrë shumë ujë dhe ekziston një rrezik i vërtetë që të mbytet aty ku është”, tha zyrtari.

Ndërkohë cisterna, e cila ka një ekuipazh prej 23 personazh, po kthehet në port për inspektim.

Nuk është ende e qartë se çfarë e ka shkaktuar përplasjen, që thuhet se ndodhi pak pas orës 04:00 dhe çoi në evakuimin e 137 njerëzve nga luftanija.

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Kalo në kategori