LAJMI I FUNDIT:

Stefi dhe Endri Prifti do të vijnë në bashkëpunim me Eli Farën

Stefi dhe Endri Prifti do të vijnë në bashkëpunim me Eli Farën
Stefi dhe Endri Prifti (Foto: Instagram/Stefi_Prifti07)

Vëllezërit korçarë, Stefi dhe Endri Prifti, të ftuar në emisionin Pushime on Top, kanë treguar për projektet e reja muzikore të tyre.

Ata kanë bashkëpunuar me shumë këngëtarë të tjerë deri më tani, ndërsa kanë bërë të ditur se bashkëpunim i radhës do të jetë me Eli Farën.


Stefi dhe Endri Prifti (Foto: Instagram/EndriPrifti54)

Të pyetur nëse do të bashkëpunonin me Encën apo Kidën, Endri dhe Stefi thanë: “Ne i duam dhe i respektojmë të gjithë për aq sa meritojnë. Por, këngën e re do ta realizojmë me mikeshën tonë të dashur, Eli Fara”.

Në këtë emision, Stefi Prifti për herë të parë ka prezantuar në publik familjen e tij. Këngëtari bashkë me dy vajzat dhe dhëndrin rrëfyen ditët e bukura që po kalojnë në jug të Shqipërisë, transmeton TCH.

Vajzat kanë treguar se përpiqen që të ndjekin më shumë koncertet që zhvillon Stefi në qytetet më të bukura të Shqipërisë. Stefi ka prezantuar për herë të parë në publik edhe dhëndrin e familjes, të dashurin e vajzës së tij Marias, artistin Gëzim Meta.

Stefi dhe Endri Prifti (Foto: Instagram/Stefi_Prifti07)

Këngëtari Endri Prifti duket se kompenson nën çadër orët e vona të punës nëpër lokalet e natës.

Pushime on Top e ka gjetur Endrin duke fjetur në plazhin e Dhërmiut. Endri është zgjuar me shqetësimin se përse lokalet e mbyllin muzikën në orën 00:30, duke thënë me shaka se nëse vazhdohet kështu, jugu do të bëhet plazh me pensionistë.

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori