Statovci e Dragusha hapin shkollë të futbollit

Faruk Statovci, prej futbollistëve më të mirë në vend dhe me një përvojë të madhe, ndryshe anëtar i kampionit në fuqi, Llamkos Kosova nga Vushtrria, së bashku Alban Dragushën, vendosën të hapin shkollën e futbollit dhe të pagëzojnë me emrin “Roni 19” nga Batllava, raporton BotaSot.
Statovci tregon edhe arsyet se çfarë e shtyri të marr një hap të tillë. “Mendoj se gjithë karrierën tonë së bashku me Alban Dragushën ia kemi kushtuar këtij sporti, edhe ishim me fat që luajtëm edhe jashtë vendit. E kemi parë të rrugës që të hapim shkollën, mbase jemi edhe afër përfundimit të karrierës si futbollist dhe tani të fokusohem si trajner. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
28/10/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































