LAJMI I FUNDIT:

Statistikat tregojnë se Milot Rashica ishte i jashtëzakonshëm ndaj Bullgarisë

Statistikat tregojnë se Milot Rashica ishte i jashtëzakonshëm ndaj Bullgarisë

Milot Rashica kishte paraqitje mbresëlënëse në përballjen me Bullgarinë në Sofje në kuadër të Grupit A për kualifikimet në Kampionatin Evropian.

Përfaqësuesja e Kosovës fitoi 2-3 me golat e shënuar nga anësori shqiptar, Vedat Muriqi dhe Elbasan Rashani, duke fituar ndeshjen e parë në kualifikimet Euro 2020.


Rashica shënoi golin e parë për ‘Dardanët’, ndërsa statistikat e tij tregojnë më së miri për paraqitjen ndaj Bullgarisë.

Anësori shqiptar shënoi një gol, bëri një asistim, gjersa kishte 20 pasime që kishin 85 për qind të saktësisë.

Werder Bremeni shkruan për Rashicën: Shënoi golin e parë dhe asistoi te i fitores, i pandalshëm
Lexo po ashtu Werder Bremeni shkruan për Rashicën: Shënoi golin e parë dhe asistoi te i fitores, i pandalshëm

Rashica bëri katër gjuajte në drejtim të portës së Bullgarisë, ndërsa bëri tri pasime vendimtare dhe tri driblime të suksesshme.

Ylli i Werder Bremenit poashtu ishte i jashtëzakonshëm edhe në barazimin 1-1 ndaj Malit të Zi në javën e kaluar, duke shënuar gol. /Telegrafi/