Mesfushori shqiptar Granit Xhaka ka debutuar me fitore 2-1 në fanellën e klubit të tij të ri, Arsenalit.

Xhaka, që gjatë verës u transferua në Londër nga Borussia Monchengladbachu, u inkuadrua në fillim të pjesës së dytë në ndeshjen parasezonale që “Topçinjtë” e zhvilluan ndaj yjeve të ligës MLS.

Granit Xhaka debuton me fitoren te Arsenali (Video) Granit Xhaka debuton me fitoren te Arsenali (Video)

Mesfushorit shqiptar i janë dashur vetëm 45 minuta për të treguar potencialin dhe arsyen pse u transferua.

Xhaka në pjesën e dytë ishte më i miri për Arsenalin, ku nga 58 pasime, ishte i sakët 94.2 për qind, përkatësisht përqindja më e mirë në takim. /Telegrafi/

xhaka