Çdo e katërta veturë që është futur në Kosovë, nuk i plotëson kushtet teknike për të qenë pjesë e trafikut. Kjo statistikë është nxjerr për katër muajt e parë të vitit 2021, por që të dhënat e ngjashme vlejnë edhe për vitet e kaluar në Kosovë.
Këto të dhëna që rrezikojnë edhe jetën e qytetarëve në Kosovë ia ka dorëzuar Qendra e Automjeteve e Kosovës (QAK), Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Përafërsisht, çdo e katërta veturë e futur në Kosovë është kthyer dhe udhëzuar për aftësim pas kontrollit në import, ku defektet teknike janë më të shpeshta te këto vetura.
Pra, çdo e pesta veturë e futur në vendin tonë nga muaji janar është evidentuar me defekte të mëdha teknike, të cilat sjellin rrezikshme të lartë në komunikacion.
Nga statistikat e siguruara për katër muajt e parë, plot 1,631 makina të importuara nga jashtë nuk e kanë kaluar kontrollin e parë dhe ishin të ndaluara për qarkullim.
Hiç më mirë nuk qëndrojnë as mjetet transportuese, autobusët, minibusët, kamionët dhe transporerët. 14 për qind të këtyre mjeteve që janë futur në Kosovë nuk kanë marrë leje që të hyjnë në trafik për shkak të problemeve të ndryshme teknike.
Një nga problemet shqetësuese të veturave të futura në Kosovë është edhe dallaverja që bëhet në ndërrimin e kilometrave. 172 vetura në katër muajt e parë që janë futur në Kosovë janë evidentuar së kanë ndryshuar kilometrat. Atyre u janë shtuar kilometrat, me qëllim që të paguhet më pak doganë për to.
Vetëm një veture që kishte 200 mijë kilometra, i janë bërë 700 mijë kilometra në mënyrë që pagesën prej 10 mijë eurosh, ta bënte 1,000 euro në doganën kosovare.
Organet përgjegjëse kanë gjetur rreth 1,000 makina brenda Kosovës që i janë ndryshuar kilometrat. IndeksOnline mëson se janë rreth 50 auto-sallone që po hetohen nga Njësia e Auto-Krimeve të Policisë për veprime të ngjashme.
Një fenomen tjetër shqetësues në këtë industri është edhe tentimi që të zëvendësohet ndryshimi i identitetit të makinave të përdorura. Në 109 raste, janë evidentuar kur është tentuar të zëvendësohet numri i shasisë, apo të rishkruhet në mënyrë të paautorizuar.
Nga vitit 2018 e këndej, janë mbi 1,000 raste të tilla të raportuara si të dyshimta, nga Qendra e Automjeteve të Kosovës.
Shqetësuese për trafikun kosovar është fakti se më tepër se 250 makina të përdorura që ishin të aksidentuara [jashtë Kosovës], por që kur u sollën në Kosovë, nuk u raportuan si të tilla. Vetëm 48 prej tyre janë lejuar të dalin në rrugë, pas kontrollit të parë në import.
Të gjitha këto parregullsi në lidhje me makinat e përdorura që importohen në Kosovë, kanë shqetësuar edhe Odën Ekonomikë Britanike në Kosovë, që në një kumtesë të mëhershme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Përjetoni qetësinë malore dhe shijoni vilat luksoze “Two Friends” duke u bërë njëri nga pronarët e tyre

Hapja e Cinestar Megaplex në Prishtina Mall! Sot në ora 15 kinemaja më e madhe dhe më e bukur në Evropën Juglindore hap dyert

Ma lirë s’ka – me 3 euro nga Albi Mall në qendër të Prishtinës përmes Shoferi Im dhe City Taxi

Gjimnazi Cambridge është akredituar si Cambridge International School

Coca-Cola me inovacion të ri, prezanton tapat e pandashme të shisheve për ta lehtësuar riciklimin

ASK publikon statistikat, sërish regjistrohet rritje e çmimeve të importit

AutoMita shpk

Shield Recruitment & HR SHPK

Telegrafi

Tregu.Biz

Scopic Software

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas
Më të lexuarat

Borrell paraqet tri kërkesa për tejkalimin e krizës në veri, 'dështimi i tyre do të ketë pasoja të rënda'

Kurti flet me zyrtarin e Shtëpisë së Bardhë dhe tre senatorë amerikanë, thotë të ndalet dhuna e grupeve të mbështetura nga Beogradi

AccuWeather me parashikim të detajuar për verën - çfarë moti e pret Ballkanin?

Trazirat në veri, Rama: Kurti e Osmani nuk kërkuan të konsultohen me mua - nuk jam baba i Kosovës

"1000 vjet në dy minuta" - gazetarja e CNN-it shpjegon historinë mes Kosovës dhe Serbisë

Kështu do të duket Real Madridi pa treshen Benzema, Modric dhe Kroos: Ancelotti do të bëjë tri transferime spektakolare