Starton Liga Pavarsia (Foto)

Në vazhdim e gjeni raportin e secilës ndeshje veç e veç, me të gjitha statistikat e siguruara nga Telegrafi.
FC Kabashi Petrol 7-3 FC Napoli
Në ndeshjen hapëse të sezonit të ri u shënuan gjithsej 10 gola, ku fitues doli FC Kabashi Petrol me golat e shënuar nga Burim Shala (2), Fidan Avdiu (2), Enis Halili (1), Blendi Batalli (1), Bejtullah Shurdha (1), ndërsa golat për FC Napolin i shënuan, Bastri Shaqiri (1), Visar Shaqiri (1) dhe Bafti Uka (1).
FC Urbano 3-6 FC Dallas
Në ndeshjen e dytë të kësaj jave u përballën dy ekipet të cilat debutuan në Liga Pavarsia. Fitues doli FC Dallas falë paraqitjes së shkëlqyer të lojtarit Amir Merovci i cili shënoi 5 gola, gjithashtu Besir Gashi shënoi 1 gol. Ndërsa, për FC Urbano shënuan: Irfan Rushiti (1), Lorent Zymberi (1), Gramos Zymber (1).
Q.S Prishtina 9-1 FC Restaurant Edi-1
Ndeshja e tretë solli debutimin spektakolar të skuadrës “Q.S Prishtina” të cilët e shkatërruan FC Restaurant Edi-1 me nëntë gola. Shënues për fituesit ishin: Visar Sahiti (3), Rinor Fejzullahu (2), Kujtim Ferati (2), Veton Makolli (2), teksa për humbësit Visar Baholli shënoi golin e nderit.
FC Egzoni 4-0 FC Dostat
Në ndeshjen e katërt të kësaj jave u shënuan gjithsej katër gola, ku të gjitha u shënuan nga skuadra e FC Egzonit përmes Arsim Bytyqit (2). Valon Gelas (1), Alban Murati (1).
FC Yjet 7-9 FC Fida Com
Ndeshja e pestë e kësaj jave ishte edhe një ndër ndeshjet më interesante pasi u shënuan shumë gola. Skuadra FC Yjet në përbërjen e saj pati mjaft lojtarë cilësor, ndër ta Kushtrim Sopa i cili është golashënuesi më i mirë i edicionit të parë të kësaj lige, si dhe Qendrim Krasniqi i cili edicionin e kaluar u shpall asistuesi më i mirë. Ndërsa, për FC Fida Com përveç tre vëllezërve fantastik, Bujar Sadiku, Visar Sadiku dhe Fidan Sadiku, lojë të bukur shfaqën edhe Korab Pallaska e Adnan Vitia. Për FC Yjet shënuan: Kushtrim Sopa (2), Qendrim Krasniqi (1), Bajram Murturi (1), Visar Shala (1), Kujtim Sopa (1), Labinot Jetullahu (1). Ndërsa, për FC Fida Com shënuan: Adnan Vitia (3), Bujar Sadiku (2), Visar Sadiku (2), Fidan Sadiku (1), Korab Pallaska (1).
FC Prugoci 1-2 FC Rinori
Në ndeshjen e gjashtë të kësaj jave u shënuan më së pakti gola, gjithsej 3. Fitues doli FC Rinori me golat e shënuar nga Flamur Gashi dhe Lorik Shabani, teksa për FC Prugocin u shënua një autogol.
FC Kraft PR 1-5 FC Akllapi
Në ndeshjen e shtatë të kësaj jave fitore shënoi FC Akllapi edhe pse ishte në disavantazh në fillim të takimit. Për FC Akllapin shënuan: Bujar Sinani (2), Ardit Bytyqi (1), Ramadan Gashi (1), Eragon Gashi (1), teksa golin e vetëm për FC Kraft PR e shënoi Milazim Abdullahu.
FC Fresh 4-2 FC 4 Llullat
Ndeshja e fundit e kësaj jave u zhvilluar në mes të finalistit të edicionit të kaluar FC Fresh dhe skuadrës që gjithmonë ka qenë në mesin e gjashtë ekipeve më të mira të ligës, FC 4 Llullat.
Fitues i kësaj ndeshje doli FC Fresh, që edhe këtë sezon ka konsoliduar një skuadër mjaft solide me lojtarë cilësorë. Shënues për FC Fresh ishin: Durim Qorri (2), Labinot Metolli (1), Kujtim Berisha (1), ndërsa për FC 4 Llullat shënuan: Kushtrim Breznica dhe Alban Beha.
/Telegrafi/
Rezultatet dhe tabela pas xhiros së parë:































































