LAJMI I FUNDIT:

Stanaj i bashkohet Dua Lipës në koncertin e Prishtinës

Stanaj i bashkohet Dua Lipës në koncertin e Prishtinës

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Ajo ditë më parë fitoi dy çmime prestigjioze të festivalit muzikor britanik, Brit Awards.


Bukuroshja jonë orë më parë zbuloi se do të performojë në festivalin e muzikës “Sunny Hill” në Prishtinë, i cili do të mbahet më 10 gusht të 2018.

Së bashku me 22-vjeçaren, do të jetë edhe këngëtari tjetër shqiptar që bën karrierë në Amerikë, Albert Stanaj.

Ky e fundit e ka bërë këtë njoftim përmes llogarisë personale në Instagram teksa ka thënë se nuk i pritet që të bashkohet me Dua Lipën për të performuar në Kosovë.

“Hej Dua Lipa, nuk më pritet që të të bashkohem në Kosovë në festivalin e muzikës ‘Sunny Hill’. I emocionuar që të performoj për herë të parë në Kosovë. Detaje të tjera së shpejti, shihemi”, ka shkruar Stanaj në Instagram.

Ndryshe, Dua ka zbuluar përmes rrjeteve sociale ka konfirmuar se këtë vit do të jetë shfaqet në 14 festivale anembanë globit. /Telegrafi/