LAJMI I FUNDIT:

Stadiumi prej 1.65 miliard eurosh ku mund të zhvillohet trilogjia Fury-Wilder

Stadiumi prej 1.65 miliard eurosh ku mund të zhvillohet trilogjia Fury-Wilder
(Foto: Getty Images/Guliver)

Dueli i trilogjisë ndërmjet Tyson Fury dhe Deontay Wilder mund të zhvillohet në Allegiant Stadium në Las Vegas, i cili ka vlerën prej 1.65 miliard eurosh.

Promovuesi i britanikut, Bob Arum, shpreson ta caktojë rimeçin e shumëpritur më 19 dhjetor, duke qenë se data fillestare (në korrik) dështoi si pasojë e pandemisë së coronavirusit.


Kujtojmë që dy boksierët e kategorisë së peshave të rënda u ndanë baras në përballjen e parë, ndërsa në të dytën triumfoi Fury duke e nokautuar Wilderin dhe duke ia rrëmbyer titullin WBC.

(Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Natyrisht se dueli i tretë do ta përcaktojë se cili do ta mbajë titullin dhe njëherësh do të vendosë përfundimisht se cili nga dy boksierët është më i miri.

Arum shpreson që përballja e tyre të zhvillohet me prezencë të tifozëve, natyrisht duke e respektuar distancën.

(Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Allegiant Stadium kallon shifrën prej 15.210 tifozëve vetëm me 1/3 e kapacitetit, prandaj do të mund të thyente rekordin paraprak të përfitimeve që vunë dy boksierët nga shitja e biletave (14.5 milionë).

Sidoqoftë, për të shpëtuar shitjen e biletave, në rast se në Shtetet e Bashkuara nuk lejohen tifozët, atëherë Australia, Zelanda e Re dhe madje edhe Makau, janë përmendur si opsione të mundshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Super Liga
Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Premier League
Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Premier League
Kalo në kategori