LAJMI I FUNDIT:

Në vitin 2014 rinovimi i tij kushtoi 500 milionë, sot ‘Maracana’ është drejt shkatërrimit (Foto)

Në vitin 2014 rinovimi i tij kushtoi 500 milionë, sot ‘Maracana’ është drejt shkatërrimit (Foto)

Ai është një prej stadiumeve më të famshëm në planet dhe ishte një prej pikave kulmore në Olimpiadën e  Rio de Janeiros, por gjashtë muaj nga fundi i Lojërave, impianti “Maracana” duket më shumë një fantazmë sesa një vend që ka pritur finalet më prestigjioze.

Prej javësh nuk shihen më turmat e bukura të tifozëve dhe turet ditore të turistëve që ishin në radhë, tashëm janë pezulluar.


Plaçkitje të dhunshme dhe akte të tjera vandale janë raportuar në masë kohët e fundit dhe dikur stadiumi më i madh në botë ka humbur bukurinë e tij.

Fusha është pushtuar nga krimbat dhe bari është prishur, dritaret dhe xhamat janë thyer, gjithashtu edhe 10% e ulëseve nga 78.000 mijë në total, janë shkatërruar plotësisht.

Stadiumi u rinovua para vitit 2014, kur Brazili ishte pritës i Kupës së Botës, ku kostoja e rinovimit kaloi shifrën prej 500 milionë dollarësh. Në vitin 1950 ai priti finalen ndërmjet Brazilit dhe Uruguait, para një turme rreth 200.000 vetash, duke e bërë atë, asokohe stadiumin më të madh në botë.

Si të mos mjaftonin këto probleme, stadiumi ka një borxh prej një milion dollarësh ndaj kompanisë shtetërore energjetike “Light”. /Tch/

Në trend Sport

Më shumë
Paraqitja e Donald Trump në finalen e Kupës së Botës për Klube FIFA pritet t'u kushtojë taksapaguesve amerikanë një shumë marramendëse

Paraqitja e Donald Trump në finalen e Kupës së Botës për Klube FIFA pritet t'u kushtojë taksapaguesve amerikanë një shumë marramendëse

Ligat tjera
Rodrygo tashmë u ka thënë Liverpoolit, Arsenalit dhe Chelseat se për cilin klub dëshiron të luajë sezonin e ardhshëm

Rodrygo tashmë u ka thënë Liverpoolit, Arsenalit dhe Chelseat se për cilin klub dëshiron të luajë sezonin e ardhshëm

Premier League
Xabi Alonso e ka gjetur

Xabi Alonso e ka gjetur "Wirtzin e radhës" për Real Madridin pa shpenzuar asgjë

La Liga
PSG ka dridhur themelet e Bernabeut, Alonso ka vendosur t'i largojë tre yje nga Real Madridi

PSG ka dridhur themelet e Bernabeut, Alonso ka vendosur t'i largojë tre yje nga Real Madridi

La Liga
UEFA përjashton Crystal Palacen nga Liga e Evropës

UEFA përjashton Crystal Palacen nga Liga e Evropës

Liga e Evropës
Hansi Flick e aprovon transferimin e yllit të madh tek Barcelona

Hansi Flick e aprovon transferimin e yllit të madh tek Barcelona

La Liga
Kalo në kategori