“SS” titullohet projekti më i ri nga Rroni


Artisti i ri, Rroni, ka rezultuar të jetë mjaft i dashur për audiencën e gjerë.
Ai deri më tani numëron disa projekte, të cilat kanë marrë klikime dhe shumë pëlqime në platforma digjitale.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ai ka bërë të ditur se ka sjell këngën e re.
“SS” mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur producenti Deard Sylejmani.
Xhirimet e klipit kësaj radhe i janë besuar Noar Krasniqit, kurse për tekst është përkujdesur vet artisti.
Theksojmë se që kur u lansuar, projekti ka filluar menjëherë që të dëgjohet nga admiruesit e muzikës së tij. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
08/06/2021
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate















































