Spurs me përbërjen e dytë mposhtë Toronton, Washingtoni shkatërron Bostonin (Video)
San Antonio Spurs ka shënuar fitore në udhëtim te Toronto Raptors, që është skuadra e dytë më e fortë në konferencën lindore. Spurs fituan me formacion të dytë me rezultat 106-108, teksa me rezultat 123-108 ishte Washington Wizards që mposhti Boston Celtics në derbin e ditës së martë në NBA.
San Antonio e nisi takimin pa Leonardin, Parkerin dhe Gasolin, çka i bëri ata jo favoritë përballë Torontos ku mungoi vetëm DeRozan, kurse në formacion u rikthye ylli Patrick Patterson.
Pas pjesës së parë Spurs krijuan një epërsi solide prej shtatë pikësh, e cila u shkri në fillim të pjesës së dytë, për të hyrë në çerekun e katërt në mënyrë të barabartë.
Në fund të ndeshjes e cila ishte dramatike San Antonio u tregua më konkrete dhe arriti të fitonte duelin me dy pikë avantazh.
Më i miri në këtë takim ishte Kyle Lowry me 30 pikë e dy asistime dhe pesë kërcime, pasuar nga Terence Ross me 21 pikë.
Te San Antonio shkëlqyen Lamarcus Aldridge me 21 pikë e 7 kërcime dhe Patty Mills me 18 pikë e tri asistime. Te Spurs pesë lojtarë realizuan pikë dyshifrore.
Washingtoni e shkatërroi Bostonin në derbin e ditës ku u prit rivalitet i madh. Shkëlqyen Bradley Beal me 31 pikë, e John Wall me 27 pikë. Te Bostoni më i miri ishte Isaiah Thomas me 25 pikë e 13 asistime, por kjo nuk mjaftoi që ekipi i tij të kishte ndonjë gjasë në këtë duel.
San Antonio po e ndjekë hap pas hapi Golden Staten në tabelën e konferencës perëndimore, me Golden State që është vetëm dy ndeshje larg Spursave kurse Washingtoni me fitoren e nëntë nga 11 ndeshjet e fundit i është afruar shumë Boston Celtics duke qëndruar vetëm dy fitore larg tyre. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Wr2ClLPC4xY
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJurgen Klopp zbuloi tre lojtarë që do të nënshkruante në Liverpool nëse do të kishte një buxhet të pakufizuar
Fabrizio Romano zbulon se sa do të jetë paga e Marescas te Chelsea
Zotimi i parë i Kompanys si trajner i Bayernit
Newcastle gati të fillojë rinovimin e ekipit, largon 11 lojtarë nga skuadra
Konfirmohet rimeçi Fury-Usyk, zbulohet data
“Jam krenar”, fjalët e para të Flick si trajner i Barcelonës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj
Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje
Nikki Haley shkruan në raketën izraelite të drejtuar për në Gaza: Jepuni fund, Amerika e do Izraelin
PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm
Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona
Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë