LAJMI I FUNDIT:

Spurs hakmerren ndaj Memphisit, DeRozan i vetmuar mposhtë Miamin (Video)

Spurs hakmerren ndaj Memphisit, DeRozan i vetmuar mposhtë Miamin (Video)

San Antonio Spurs i është rikthyer fitoreve pasi ka mposhtur me rezultat 97-90 ekipin rival të divizionit jugperëndimor, Memphis Grizzlies.

Spurs ishin dominues në këtë takim duke shfaqur performancë më të mirë ekipore, e ku kontribuan Aldridge me 23 pikë e tetë kërcime dhe Leonard me 19 pikë, shtatë kërcime, katër asistime dhe një top të vjedhur.


Shkëlqeu edhe Patty Mills me 15 pikë e pesë asiste dhe Tony Parker me 13 pikë e shtatë sistime.

Në anën tjetër Miami Heat nuk i bëri ballë Toronto Raptors në shtëpi, ku DeRozan realizoi ndeshjen e dytë radhazi të tij me nga 40 pikë. Ndeshja përfundoi me rezultat 101-84.

Në sfidat tjera Trail Blazers mposhtën pa problem NY Knicks me rezultat 110-95, duke iu afruar vetëm një fitore larg vendit që dërgon në playoff.

Për playoff po lufton seriozisht edhe Dallas Mavericks që me një fitore të ngushtë ndaj Clippers 97-95 ka hyrë seriozisht në luftë për vendin e tetë që dërgon në playoff kurse rrëshqitja e Clippers ka marrë rënie të lirë.
/Telegrafi/