LAJMI I FUNDIT:

Spielberg nderohet me çmimin ‘Ariu i Artë’ për arritje jetësore

Spielberg nderohet me çmimin ‘Ariu i Artë’ për arritje jetësore
(Foto: Getty)

Regjisorit amerikan, Steven Spielberg, i është dorëzuar çmimi nderit, ‘Ariu i Artë’, për arritje jetësore në Festivalin e 73-të Ndërkombëtar të Filmit në Berlin.

Gjatë pranimit të çmimit në këtë festival prestigjioz të filmit, filmbërësi ka thënë se mundësia e realizimit të filmave të rinj ende e emocionon edhe në moshën 76 vjeçare, si dhe zbuloi detaje të reja të serialit të tij të planifikuar për HBO.


“Ajo që më ka bërë të lumtur si fëmijë është e njëjta ndjenjë që kam mbajtur gjithë ato dekada më vonë. Kur gjej një libër apo një skenar apo më vjen një ide origjinale që mendoj se do të bënte një film të mirë, ky emocion e kalon çdo gjë”, është shprehur ai.

(Foto: Future Publishing/Getty Images)

Regjisori është gati ta përfundojë skenarin e lënë nga shoku i tij i ndjerë, Stanley Kubrick, në vitin 1999. Ai deklaroi se janë duke përgatitur një produksion të madh për HBO bazuar në skenarin origjinal të për serialin “Napoleon.

Spielberg do të xhirojë film të frymëzuar nga fëmijëria e tij
Lexo po ashtu Spielberg do të xhirojë film të frymëzuar nga fëmijëria e tij

Spielberg është një regjisor, meritat e të cilit përfshijnë disa nga veprat më të suksesshme dhe më të dashura në historinë e kinemasë, si filmat “E.T. the Extra-Terrestrial” dhe “Jaws”, ndërsa sapo ka përfunduar dy filma: “The Fabelmans” dhe “West Side Story”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Magazina
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina
Një nga aktorët më të pëlqyer në botë, por i refuzuar nga vajza e tij - Tom Cruise

Një nga aktorët më të pëlqyer në botë, por i refuzuar nga vajza e tij - Tom Cruise "nuk ekziston" më për vajzën e tij 18-vjeçare

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Kalo në kategori