LAJMI I FUNDIT:

Spektakël në Old Trafford, por pa fitues: Man United dhe Liverpooli ndajnë pikët

Spektakël në Old Trafford, por pa fitues: Man United dhe Liverpooli ndajnë pikët

Manchester United dhe Liverpooli i kanë ndarë pikët në barazimin 2-2 në derbin e luajtur në kuadër të javës së 32-të në Ligën Premier.

Ndeshja nisi fuqishëm, me dy skuadrat që kishin nga një rast të qind për qindt, por që nuk arritën t’i konkretizonin.


Liverpooli nuk gaboi më, duke kaluar në epërsi me golin e Luiz Diaz, që u asistua prej Darwin Nunez në minutën e 23-të.

Liverpooli kalon në epërsi ndaj Man United në Old Trafford
Lexo po ashtu Liverpooli kalon në epërsi ndaj Man United në Old Trafford

Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në 45 minutat e dytë kishte edhe më shumë spektakël.

Në minutën e 50-të, Bruno Fernandez përfitoi nga një gabim në mbrojtjen mysafire, duke shënuar nga gjysma e fushës në portën e The Reds, me portierin që kishte lëshuar vendin e tij.

Gabim katastrofal nga lojtari i Liverpoolit: Bruno Fernandes shënon nga gjysma e fushës
Lexo po ashtu Gabim katastrofal nga lojtari i Liverpoolit: Bruno Fernandes shënon nga gjysma e fushës

Për të përmbysur shifrat u përkujdes Kobbie Mainoo (67’), që realizoi me një super goditje, pas asistimit të Aaron Wan-Bissakas).

Kobbie Mainoo me një super gol përballë Liverpoolit: Man United në epërsi
Lexo po ashtu Kobbie Mainoo me një super gol përballë Liverpoolit: Man United në epërsi

Wan Bissaka më pas u bë fytyra tragjike e vendasve, pasi shkaktoi penallti në Harvey Elliott.

Përgjegjësinë për të gjuajtur e mori Mohamed Salah, që realizoi në minutën e 84-të për 2-2.

Pas javës së 32-të, Liverpooli ka rënë në vendin e dytë me 71 pikë, aq sa ka edhe Arsenali, ndërsa Manchester United është në të gjashtin me 49 sosh. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori