LAJMI I FUNDIT:

Specifikat dhe pamjet e Realme 9i 5G

Specifikat dhe pamjet e Realme 9i 5G

Realme veçse ka dhënë një datë zyrtare për daljen në treg të Realme 9i 5G në Indi. Telefoni do t’i arrij tregjet me 18 gusht, dhe dizajni i saj së bashku me disa specifika është shpërndarë nëpërmjet disa kanaleve zyrtare.

Por tani, pas një rrjedhje më të gjerë të informatave janë dhënë detaje shtesë në lidhje me telefonin dhe disa pamje shtesë të telefonit nga kënde të ndryshme.


Realme 9i 5G ka mjë ekran LCD 90Hz FullHD+ me madhësi prej 6.6 inç. Siç edhe është bërë publike nga vetë kompania, telefoni do të fuqizohet nga çipi Dimensity 810, dhe do të ketë dy opsione të hapësirës, i pari është me 4GB ram memorie dhe hapësirë të brendshme prej 64GB, dhe opsioni tjetër është 6GB ram memorie dhe hapësirë të brendshme prej 128GB, raporton GSMArenaGSMArena, transmeton Telegrafi.

Por që hapësira e brendshme ka mundësi zgjerimi me një SD Card. Ram memoria gjithashtu e ka mundësinë e “zgjerimit” për 5GB më shumë, kjo falë memories shtesë virtuale të quajtur “Dynamic RAM Expension”.

Telefoni i ri nga Realme do të ketë kamerë kryesore prej 50MP, një sensor “depth” me 2MP, dhe një kamerë të tretë të dedikuar për makro fotografi, ndërsa kmera selfie do të ketë 8MP.

Nga ana softuerike, Realme 9i 5g do të ketë sistemin operativ Android 12, dhe to të merr energji nga bateria me 5,000mAh me rimbushje të shpejtë prej 18W. Do të ketë portin për USB Type-C, hapësirën pë kufje 3.5mm dhe mbështetje për 2 SIM kartele.

Siç edhe u përmend, 9i 5G në dispozicion ka 2 opsione të memories, dhe do të vije në dy ngjyra, ngjyrë Ari dhe ngjyrë e Zezë. Të dy versionet në pjesën e pasme do të kenë një dizajn me “Dritë Laserike”. /Telegrafi/