LAJMI I FUNDIT:

Spastrim i madh te Reali, klubi ia tregon derën e largimit 10 futbollistëve

Spastrim i madh te Reali, klubi ia tregon derën e largimit 10 futbollistëve
Real Madrid . (Photo by Fran Santiago/Getty Images)

Ndryshime të mëdha pritet të ndodhin në Real Madrid gjatë afatit kalimtar veror.

Skuadra madrilene është e lidhur me transferimin e disa yjeve të mëdhenj përfshirë Kylian Mbappe, Erling Haaland, Kalidou Koulibaly apo Paul Pogba.


Megjithatë nga Reali pritet të ketë edhe shumë largimi, pasi janë disa lojtarë në të cilët trajneri Zinedine Zidane nuk llogarit fare.

Marca ka raportuar se Real Madrid i ka treguar derën e largimit plot 10 futbollistëve, ku disa janë pjesë momentalisht e klubit ndërsa disa tjerë pritet të rikthehen nga huazimet.

Gareth Bale, James Rodriguez, Mariano Diaz, Luka Jovic, Lucas Vazquez dhe Nacho Fernandez janë aktualisht pjesë e Realit, por që nuk kanë treguar thuajse asgjë këtë edicion dhe pritet largimi i tyre në verë.

Ndërkohë lojtarët që pritet të rikthehen nga huazimi dhe nuk llogaritet në ta janë Alvaro Odriozola, Dani Ceballos, Sergio Reguilon dhe Jesus Vallejo gjithashtu do të largohen përfundimisht nga klubi.

Lojtarët tjerë që janë të huazuar dhe do të rikthehen janë emra si Achraf Hakimi, Martin Odegaard, Borja Mayoral, Andriy Lunin e Takefusa Kubo kanë gjasa të mëdha të mbeten në klub për t’iu dhënë rasti.

Nga shitja e këtyre 10 lojtarëve, Real Madridi synon që të arkëtojë mbi 300 milionë euro, para që do ta ndihmonin klubin të nënshkruante me Kylian Mbappe e Erling Haaland. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

La Liga
Nedim Bajrami mund të luajë në Ligën e Kampionëve, e do klubi italian

Nedim Bajrami mund të luajë në Ligën e Kampionëve, e do klubi italian

Serie A
Kalo në kategori