LAJMI I FUNDIT:

Spasovski për nipin e Ali Ahmetit: Prokuroria do të vendosë se si do të veprojë në këtë rast

Spasovski për nipin e Ali Ahmetit: Prokuroria do të vendosë se si do të veprojë në këtë rast

“Nga pikëpamja policore janë ndërmarrë të gjitha veprimet konkrete dhe tashmë Prokuroria Publike duhet të vlerësojë se si do të veprojë në rastin e mjeteve piroteknike të gjetura në automjetin e D.A. nga Zajasi”, thotë ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.

“Për rastin konkret kemi marrë të gjitha veprimet e nevojshme nga ana e policisë. Të gjitha sendet që janë gjetur janë marrë dhe parashtresa është dorëzuar në Prokurorinë Publike, e cila do të vlerësojë se si do të trajtohet ky rast”, tha Spasovski pas vizitës së sotme në qendrën policore “Gjorçe Petrov”.


Spasovski, duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë parashtrese do të ketë kundër Drin Ahmetit dhe për çfarë do të akuzohet, tha se kanë dorëzuar raport në Prokurorinë Publike për dyshimet e tyre.

Partitë opozitare kërkojnë të zbatohet ligji ndaj Drin Ahmetit
Lexo po ashtu Partitë opozitare kërkojnë të zbatohet ligji ndaj Drin Ahmetit

“Të gjitha këto fakte dhe prova duhet të merren parasysh dhe në bazë të tyre vendimet do të merren nga Prokuroria Publike”, shtoi ministri i Brendshëm.

Prokuroria Publike Themelore dje tha se për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe se varësisht nga faktet që do të vërtetohen me ekspertizë për mjetet piroteknike të gjetura, prokurori publik do të vendos për rrjedhën e mëtutjeshme të procedurës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori