LAJMI I FUNDIT:

Partitë opozitare kërkojnë të zbatohet ligji ndaj Drin Ahmetit

Partitë opozitare kërkojnë të zbatohet ligji ndaj Drin Ahmetit

Partitë opozitare kërkojnë që institucionet të zbardhin rastin dhe ta çojnë drejtë përgjegjësisë Drin Ahmetin, nipin i kreut të BDI-së, Ali Ahmeti i cili mbrëmë u arrestua për posedimin e sasisë së madhe të mjeteve piroteknike. Nga OBRM-PDUKM-ja kërkojnë që Qeveria të dëshmon nëse sipërmarrja me mjete piroteknike e nipit të Ali Ahmetiti është pjesë e agjendës pro-evropiane.

“Sot qeveria duhet të përgjigjet nëse edhe shitja e fishekzjarrëve është pjesë e frymës sipërmarrëse pro-evropiane të nipit të Ali Ahmetit, Drin Ahmetit, i cili mori pa para qendrën Soravia? A ka vërtet Drin Ahmeti fabrikë për prodhimin e fishekzjarrëve apo ishte një pretekst i rremë për policinë? A është shndërruar Soravia në fabrikë për fishekzjarrë të cilën më vonë do ta shesë Drin Ahmeti”, tha Naum Stoillkovski, zëdhënës i OBRM-PDUKM-së.


Nga Lëvizja Besa thonë se skandali i mbrëmshëm dëshmon se familja Ahmeti veç tjerash merret edhe me kontrabandë të mjeteve piroteknike.

Prokuroria: Përgjegjësia për Drin Ahmetin do të varet nga ekspertiza e mjeteve piroteknike
Lexo po ashtu Prokuroria: Përgjegjësia për Drin Ahmetin do të varet nga ekspertiza e mjeteve piroteknike

“Ngjarja e sontme dëshmon se nipi i Ali Ahmeti, Drin Ahmeti përveç milionave me tenderë e forma të tjera, po merret edhe me kontrabandë të mjeteve piroteknike! Ky është skandal i pafalshëm. Kjo tregon se morali dhe etika tek këto pushtetarë paska ikur moti”, thonë nga Lëvizja Besa.

Alternativa vlerëson se arrestimi i Drin Ahmetit dëshmon se fjalori i Evropian i pushtetit bëhet vetëm sa për të mbuluar gjurmët e krimit dhe korrupsionit.

“Për qytetarët që akoma kanë dilema, Soravia, Drin Ahmeti dhe Ali Ahmeti janë sinonime të krimit, korrupsionit dhe kontrabandës, që krejt këtë anë të errët të tyre mundohen ta mbulojnë me fjalor Evropian, të cilin – përveç lidershipit të Aleancës për Shqiptarët – askush tjetër nuk e beson”, deklaruan nga Alternativa.

Nga BDI nuk kanë reaguar për arrestimin e nipit të kreut partiak, ndërsa një reagim nuk ka pasur as nga vetë Ahmeti.

Arrestimi i Drin Ahmetit erdhi pak ditë pasi media të caktuara në Shqipëri dhe Kosovë e shpallën Ahmetin personalitet të vitit për kontributin e tij dhe të familjes së tij.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori