LAJMI I FUNDIT:

Spanja ia kurseu dy milionë euro Realit me shkarkimin e Lopeteguit

Spanja ia kurseu dy milionë euro Realit me shkarkimin e Lopeteguit
Entrenamiento de los jugadores de la selección española en la ciudad del fútbol en las Rozas. Foto oficial.

Real Madrid nuk do të duhet të paguajë dy milionë euro të klauzolës së Julen Lopeteguit.

Ky i fundit kishte arritur marrëveshje gjatë ditës së djeshme me madrilenët, e cila gjë shkaktoi edhe shkarkimin prej kombëtares spanjolle, një ditë para se të startojë botërori në Rusi.


Julen Lupotegui dhe Fernando Hierro (Getty Images)

Federata Spanjolle e Futbollit njoftoi dje se Los Blancos do të duhet të paguanin klauzolën e trajnerit, e cila arrin në dy milionë euro, por ky vendim i Rubiales ka ndryshuar situatën.

“Ne kemi ardhur nga një situatë ekonomike që nuk ka nevojë të them se çfarë duhet të bëjmë. Paraja nuk ka qenë kurrë një çështje, por ne kemi vepruar me ndërgjegje dhe me gjithë përgjegjësinë”, tha Rubiales.

Perezi e urdhëron Lopeteguin t'i largojë pesë yje prej Realit
Lexo po ashtu Perezi e urdhëron Lopeteguin t'i largojë pesë yje prej Realit

Lopetegui do të udhëtojë në orët e ardhshme për në Spanjë, ku pritet të paraqitet para mediave për të shpjeguar arsyen e vërtetë të largimit prej Spanjës.

Tashmë kombëtarja spanjolle në shtetin rus do të udhëhiqet prej legjendës së futbollit, Fernando Hierros.

Theksojmë se ky i fundit ishte drejtor sportiv i “Furisë së Kuqe” ndërsa ndeshjen e parë do ta zhvillojnë të premten (15 qershor) kundër Portugalisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori