LAJMI I FUNDIT:

Spalletti do ta zëvendësojë Giampaolon te Milani

Spalletti do ta zëvendësojë Giampaolon te Milani

Marco Giampaolo pritet që në ditët e ardhshme të shkarkohet nga Milani shkaku i formës së dobët që po tregon me skuadrën.

Edhe pse fituan 2-1 ndaj Genoas në fundjavën e kaluar, trajneri italian u kritikuar për mënyrën e vendosjes së lojtarëve.


Giampaolo e filloi ndeshjen me Lucas Paqutean dhe Rafael Leaon në bakën rezervë, për t’u inkuadruar në pjesën e dytë, derisa dyshja filluan të krijonin raste.

Marco Giampaolo (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Duke parë formën e dobët, bordi i Rossonerëve ka vendosur që në ditët e ardhshme ta shkarkojë trajnerin dhe t’i jap mundësinë një tjetrit.

Milani pritet ta shkarkojë Giampaolon
Lexo po ashtu Milani pritet ta shkarkojë Giampaolon

Emri që pritet të marrë në dorë fatet e skuadrës është ai i Luciano Spallettit. Ish-trajneri i Interit i ka thënë “po” ofertës së Milanit, por më parë po trajton prishjen e kontratës me zikaltërit, të cilët janë të detyruar t’i paguajnë 4.5 milionë euro në sezon deri në vitin 2021.

Spalletti pritet të firmosë një kontratë 3-vjeçare. Gjithsesi, në rast se çdo gjë dështon për çështje shifrash, Milani ka gati planin B, që quhet Rudi Garcia. /Telegrafi/