LAJMI I FUNDIT:

Spalletti: Santon nuk duhet t’i kërkojë falje askujt

Spalletti: Santon nuk duhet t’i kërkojë falje askujt
MILAN, ITALY - JANUARY 21: FC Internazionale Milano coach Luciano Spalletti looks on before the Serie A match between FC Internazionale and AS Roma at Stadio Giuseppe Meazza on January 21, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, mbrojti  të gjithë lojtarët e tij, përfshirë edhe Davide Santon që gaboi te goli i Romës në barazimin 1-1 në Serie A.

Golin për zikaltrit e shënoi Matias Vecino, ndërsa për romakët shënoi Stephan El Shaarawy, i cili shfrytëzoi një gabim të Santon pas një pasimi të gjatë nga portieri Alisson Becker.


Spalletti në intervistën pas ndeshjes (Foto: PremiumSport – Twitter)

“Santon nuk duhet t’i kërkojë falje askujt. Është më e lehtë kur je i ulur në divan dhe dikush tjetër vrapon për 90 minuta në krah të El Shaarawy”, ka thënë Spalletti për Mediaset Premium.

“Ai është një djalë mirë, ai stërvitet mirë dhe gabimet ndodhin, posaçërisht kur topi vjen nga larg. Ai nuk ka arsye që ai të kërkojë falje”.

“Çështja është se ne jemi Interi dhe kemi guximin të luftojmë për topkatërshe me skuadra si Roma, Lazio dhe Napoli. Duhet të marrim përgjegjësinë dhe t’i bëjmë gjërat të ndodhin. Nuk mund vetëm të presim trenin dhe të kapim atë, nuk jemi të frikësuar”.

Notat e lojtarëve: Inter 1-1 Roma, shkëlqimi i Alisson dhe dështimi i Handanovic
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Inter 1-1 Roma, shkëlqimi i Alisson dhe dështimi i Handanovic

“Samir Handanovic nuk bëri pritjet që Alisson i bëri, pra ne luajtëm mirë. Kemi bërë disa gabime në pasimet e shpejta. E dinim që Roma do ishte agresive dhe do bënte presion. Ne i praktikojmë këto gjëra në stërvitje, duhet të punojmë në atë që jemi dhe atë që dimë të bëjmë më së mirë dhe jo të humbasin topin lehtësisht”, ka thënë Spalletti. /Telegrafi/