“South Outdoor Festival” do të organizohet edhe sivjet në Borsh të Shqipërisë në datat 3-6 qershor.
Ky festival i cili organizohet çdo vit në jug të Shqipërisë është një festë e të gjitha aktiviteteve në natyrë: sport, kulturë, traditë, muzikë, natyrë dhe ushqim. Gjatë veprimtarisë katër ditore, festivali fton pjesëmarrës nga të gjithë vendet e Evropës që të bashkohen, të konkurrojnë dhe të argëtohen, duke shijuar dhe përjetuar veçantinë që ofron Riviera e bukur e Shqipërisë.
“South Outdoor Festival” mbajti të hënën konferencë për media në Prishtinë, ku organizatorët e festivalit shtjelluan detajet e këtij festivali, i cili pritet të jetë një nga edicionet më të mira, marrë parasysh mungesën dyvjeçare të shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Festivali i naturës në jug synon të ofrojë aktivitete në natyrë, kulturë, traditë, muzikë, arte skenike dhe ngjarje të veçanta për të rritur entuziazmin e publikut dhe për të inkurajuar pjesëmarrjen me synimin për ta bërë Shqipërinë e Jugut një destinacion ndërkombëtar të turizmit . Përmes aktiviteteve tona të veçanta në natyrë dhe ngjarjeve kulturore, të angazhojë dashamirët në natyrë ashtu edhe vizitorët si pjesëmarrës që ndajnë perceptimet specifike kulturore që vijnë nga historia dhe tradita, kuzhina dhe pijet, muzika dhe vallëzimi.
Në konferencën e mbajtur për media, Bledar Leka, organizator i “South Outdoor Festival” tregoi arsyet pse të gjithë duhet ta provojnë së paku një herë eksperiencën e këtij festivali.
“Projekti mbështetet fuqimisht nga Qeveria Gjermane, është implementuar në Shqipëri nga GIZ [Zyra e Shqipërisë]. Është edicioni i katërt, por viti i pestë, vitin e kaluar ishim në pushim si e gjithë bota por këtë vit ne kemi mbledhur energji dhe të vitit të kaluar dhe kemi menduar që të gjithë ato gjëra që do bënim vjet dhe sivjet, t’i bënim të dyja në këtë edicion. Festivali ka filluar në 2017-n, që prej vitit të pare ka qenë iniciative e GIZ Albania. Qëllimi ka qenë zhvillimi dhe promovimi i turizmit të qëndrueshëm në Shqipëri dhe konkretisht në rastin e ‘South Outdoor Festival’ ka qenë promovimi i zonës së jugut të Shqipërisë, ku shumica e njerëzve e njohin për plazhin, por jugu nuk ka vetëm plazhin, ka shumë potenciale të fshehura, që ne nëpërmjet festivalit jemi munduar që t’ia bëjmë prezente të gjithë turistëve. Ne jo pa qëllim festivalin e kemi vendosur në një pjesë të vitit ku nuk ka turizëm veror, është në shtator, dhe qëllimi është që gjatë këtij sezoni në të promovojmë atë pjese të Shqipërisë dhe ato potenciale qe janë shumë më tepër se sa vetëm deti”, tha Bledar Leka.

Roland Hysi apo i njohur ndryshe si Landi i grupit West Side Family, i cili është ambasador i këtij festivali, tha se “South Outdoor Festival” mundëson shumë aktivitete për të rinjtë, dhe di ua sugjeronte të gjithëve pjesëmarrjen në të.
“Jam pjese këtij festivali sepse e vlerësoj si një festival që të gjithë duhet ta provojnë dhe reklamojnë si një festival të cilin do ta cilësoja si ‘one stop shop’ ,ku ti do të shkosh të përzgjedhësh një sërë aktivitetesh që ti di t’i bësh, por edhe nëse nuk di, ka prapë hapësirë për të eksploruar, për t’u kënaqur, për të kaluar mirë, për të provuar një gatim ndryshe, për të mësuar diçka për kulturën, sportin etj”, u shpreh Landi Hysi.

Ndërkohë, menaxheri i komunikimit në “South Outdoor Festival” përpara gazetarëve shpalosi listën e artistëve që pritet të performojnë përgjatë tri netëve të festivalit.
“Landin e kemi edhe si përfaqësues të WSF sot në panel, sepse në natën e parë do të kemi një super performancë nga West Side Family, do të kemi Urban Band, Orgesa Zaimin dhe banda e saj, DJ Boocky dhe Jericho. Nata e dytë do të sjell për herë të parë në Borsh, por jo për herë të parë në Shqipëri, Mahmut Orhan, Offchestra, Marsela Cibukaj, DJ Mickey dhe Urban Band rezident sërish, janë edhe në natën e trete. Do të jetë Eugent Bushpepa në natën e tretë, DJ Abel dhe Nana për te gjithë nostalgjikët”, tha Rexho.

“South Outdoor Festival” është realizuar në partneritet të fortë me operatorët më të mirë turistike shqiptarë që kanë punuar në sektorin e turizmit prej vitesh, duke specializuar turizmin aktiv dhe duke marrë çmime për zhvillimin e produkteve dhe ngjarjeve të reja turistike brenda bizneseve të tyre. Festivali mbështetet fuqimisht nga GIZ Albania në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencinë Kombëtare të Turizmit, dhe Bashkinë Himarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Jennifer Lopez thekson vijën e trupit dhe i vihet në dukje gjoksi në veshjen e ngushtë rrugëve të Los Angelesit

Bella Hadid shfaq linjat e saj mahnitëse në një fustan të zi në fotografitë e reja nga pushimet tropikale

Rina Balaj duket provokuese në pozat e reja në bikini rozë

Luana Vjollca reagon pas dyshimeve se po i qarkullon një video erotike në internet

Letra publike e Feros për Arbenita Ismajlin, i kërkon falje dhe rikthim

Blero feston njëvjetorin e lidhjes me të dashurën e re

Jennifer Lopez thekson vijën e trupit dhe i vihet në dukje gjoksi në veshjen e ngushtë rrugëve të Los Angelesit

Bebe Rexha tregon gjoksin e saj atraktiv në një video promovuese të këngës së saj të re

Këto fotografi dëshmojnë se Monica Bellucci ka qenë dhe mbetet femra më e bukur e të gjitha kohërave

Këto dy lokale janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Ish-ministri serb për Asociacionin: Shqiptarët fitojnë, serbët humbin gjithçka

Luana Vjollca reagon pas dyshimeve se po i qarkullon një video erotike në internet

Ish-ministri serb tregon kush e ngriti politikisht Milan Radoçiqin

Putini shfaqet me një shenjë të errët të pashpjegueshme në ballin e tij gjatë paraqitjes së fundit

Çmenduri në Francë, portieri pret penalltinë në minutën e fundit dhe shënon në shtesë golin e barazimit

Sekretari britanik i mbrojtjes 'do të dërgojë trupa në Ukrainë'