LAJMI I FUNDIT:

Sot vendoset titulli në Gjermani, futbollistët dhe trajneri i Dortmund me super premio nëse marrin trofeun

Sot vendoset titulli në Gjermani, futbollistët dhe trajneri i Dortmund me super premio nëse marrin trofeun

Në elitën e futbollit gjerman Bundesliga sot zhvillohet xhiro e fundit ku do të përmbyllet edicioni 2022/23.

Kur kanë mbetur edhe 90 minuta deri në fund, do të vendoset edhe titulli i kampionit me Borussia Dortmundin që janë në krye me 70 pikë dhe Bayern Munich në vendin e dytë me 68 sosh.


Dortmund pret Mainzin dhe vetëm fitorja e shpall kampion, derisa Bayern Munich takohet në udhëtim me Kolnin ku shpreson në fitore.

A pret Tuchel dhuratë nga Mainzi që luan ndaj Borussia Dortmund?
Lexo po ashtu A pret Tuchel dhuratë nga Mainzi që luan ndaj Borussia Dortmund?

RB Leipzig ka siguruar plasmanin në Ligën e Kampionëve nga pozita e tretë, derisa për vendin e katërt do të luftojnë Freiburg dhe Union Berlin që kanë nga 59 pikë.

Garë e nxehtë është edhe për t’iu shmangur rënies, me Hertha Berlinin që tanimë matematikisht kanë rënë, derisa në xhiron e fundit luftojnë Schalke 04, Augsburg, Bochum dhe Stuttgart.

Premio e madhe për titullin për futbollistët dhe trajnerin e Dortmundit

Borussia Dortmund nuk ka qenë kurrë më afër për ta rikthyer titullin e kampionit në Signal Iduna Park që nga edicioni 2011-12 kur u shpallen kampion me Jurgen Klopp si trajner.

E për titullin futbollistët e BVB dhe trajneri Edin Terzic do të kenë super premio prej gjashtë milionë eurove nga drejtuesit e klubit.

Kuota e gjashtë milionë eurove do të ndahet jo në mënyrë të barabartë mes lojtarëve apo stafit.

Sipas mediave gjermane, trajneri Edin Terzic do të përfitojë rreth një milion euro, ndërsa futbollistët në varësi të kontributit, e përkthyer me minutazhin në këmbë dhe përfshirjen e golit.

Do të thotë sa i përket futbollistëve do të fitojnë me termin e ‘meriotkracisë’, ku ata lojtarë që kanë luajtur më shumë marrin më shumë premio. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Premier League
Kalo në kategori