LAJMI I FUNDIT:

Sot vazhdon gjykimi për përgjimet e paligjshme në lëndën “Shënjestra-Fortesa”

Sot vazhdon gjykimi për përgjimet e paligjshme në lëndën “Shënjestra-Fortesa”

Në Gjykatën Penale sot në Shkup duhet të vazhdojë gjykimi për lëndën “Shënjestra-Fortesa” të Prokurorisë Speciale Publike, e cila ka të bëjë me përgjimin ilegal të bisedave telefonike.

Sot duhet të bëhet i ditur edhe vendimi i Gjykatës së Apelit nëse do ta ndajë procedurën për të pandehurin Goran Grujovski, i cili është në arrati, ndërsa Këshilli Gjyqësor duhet të marrë vendim edhe për kërkesën e PSP-së që sërish të bashkohet procedura për të pandehurën Gordana Jankulloska.


Në këtë lëndë të akuzuar janë ish-kryeshefi i Drejtorisë së Pestë në MPB Goran Grujevski dhe i punësuari në DSK Nikolla Boshkoski, të cilët janë në arrati në Greqi, ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska dhe ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, si dhe ish-shefi i kabinetit të tij, Toni Jakimovski.

Në seancën paraprake zë pandehurit Toni Jakimovski, Sasho Mijalkov, Nadica Nikoliq, Vladimir Varelov, Marjan Shumulikovski, Silvana Zlatkova, Vasil Isakoski dhe Valentina Simonovska u deklaruan të pafajshëm për veprat për të cilat ngarkohen.

Sipas PSP-së, Sasho Mijallkov, Goran Grujovski dhe Nadica Nikoliq formuan një shoqatë kriminele për përgjim të paligjshëm, të cilët më vonë u bashkuan edhe të pandehurit Silvana Zlatkova, Vlladimir Varelov, Vasil Isakoski dhe Marjan Shumulikovski, si dhe dëshmitarët Vllatko Georgievski, Marjan Jankulovski dhe Zvonko Kostovski. Kostovski ia ka dorëzuar shënimet Gjorgji Lazarevskit, i cili, megjithatë, ia ka dorëzuar Zoran Verushevskit, ndërsa ai Zoran Zaevit, i cili më vonë ia ka dorëzuar PSP-së.

Hetimi për lëndën “Fortesa” ishte hapur më 29 mars të vitit 2016, ndërsa për lëndën “Shënjestra” më 17 nëntor të vitit 2016, por për shkak të lidhshmërisë së tyre janë bashkuar në një lëndë. Akuza është ngritur më 30 qershor të vitit 2017./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

Komunat
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Lajme
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Lajme
Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Lajme
“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

Jehona Hulaj
Kalo në kategori