LAJMI I FUNDIT:

Sot takimi Trump-Erdogan, në agjendë Siria dhe raketat ruse

Sot takimi Trump-Erdogan, në agjendë Siria dhe raketat ruse

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan viziton sot Shtëpinë e Bardhë për bisedime me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Dy udhëheqësit pritet të diskutojnë ndërhyrjen ushtarake turke në Sirinë veriore dhe blerjen nga Turqia të një sistemi rus të mbrojtjes ajrore.

Agjenda e publikuar përfshin edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e NATO-s kanë shprehur shqetësim të thellë për blerjen nga Turqia të sistemit rus të raketave S-400, duke thënë se ato nuk përputhen me sistemet mbrojtëse të aleancës, dhe se përbëjnë rrezik për programin amerikan të avionit luftarak F-35.

Në përgjigje, Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar përfshirjen e Turqisë me avionin F-35.

Një zyrtar i lartë amerikan që foli për gazetarët përpara vizitës së zotit Erdogan, tha se çështjen e sistemit të raketave Presidenti Trump do ta diskutojë drejtpërsëdrejti.

“Siç e ka nënvizuar publikisht, ekzistojnë përfitime të jashtëzakonshme ekonomike në këtë marrëdhënie dypalëshe, një pjesë kyçe e së cilës janë avioni F-35 dhe roli i mundshëm i Turqisë në këtë program. Por, që të arrijmë aty, duhet të zgjidhim si aleatë çështjen e raketave S-400”, tha zyrtari.

Zëdhënësi i Presidentit Erdogan, Fahrettin Altun, tha në Twitter se Turqia ka qenë e qartë për arsyet e blerjes së raketave ruse.

“Nevoja e Turqisë për një sistem mbrojtjeje me raketa është urgjente. SHBA-ja duhet ta pranojë këtë dhe të mos lejojë dëmtimin e marrëdhënies tonë. Pjesëmarrja e Turqisë në programin e avionit F-35 është jetësore për partneritetin tonë të mbrojtjes”, shprehej zotin Altun.

Një zyrtar i lartë amerikan tha se një tjetër prioritet i Presidentit Trump do të jetë situata në Siri, ku Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për një rishfaqje të mundshme të Shtetit Islamik, si dhe për të parandaluar “mizoritë humanitare ndaj minoriteteve fetare dhe etnike”.

Presidenti Trump pritet të flasë edhe për çështjet e të drejtave të njeriut në Turqi. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Afrika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Publikohen pamjet tronditëse teksa hajduti sulmon me thikë një person në mes të ditës në Londër

Publikohen pamjet tronditëse teksa hajduti sulmon me thikë një person në mes të ditës në Londër

Evropa
Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Kalo në kategori