LAJMI I FUNDIT:

Sot Kryesia e Kuvendit e shqyrton buxhetin

Sot Kryesia e Kuvendit e shqyrton buxhetin

Mbahet sot mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare, në të cilën do të bëhet edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-125 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017.

Si pikë tjetër e rendit të ditës është edhe formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave, shqyrtimi i Raportit vjetor të auditimit i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2016 etj. /Telegrafi/