Sot fillon Milan Junior Camp Kosova

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës (MKRS), e që bashkë me kompaninë “It Oli”, janë sponsor të këtij kampi, përmes një njoftimi ka konfirmuar se ceremonia e hapjes e edicionit të katërt të Milan Junior Camp Kosova, do të bëhet në orën 14:00.
Sipas MKRS, tashmë skuadra e AC Milanit dhe trajnerët e saj tashmë kanë arritur në Prizren, ku i presin 200 fëmijët pjesëmarrës të këtij kampingu fantastik.
Ky kamp është një shans dhe mundësi e re për të zbuluar pasionin dhe talentin e fshehur të fëmijëve kosovar.
Pesë talentët më të mirë të këtij evenimenti do të udhëtojnë drejt “San Siros” ku do të marrin pjesë ne Milan Day. /KP/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
21/07/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































