LAJMI I FUNDIT:

Sot 15 vjet më parë, Ronaldinho fitoi respektin dhe mori duartrokitje nga gjithë stadiumi Bernabeu

Sot 15 vjet më parë, Ronaldinho fitoi respektin dhe mori duartrokitje nga gjithë stadiumi Bernabeu

Mbetet një nga momentet më të përfolura në historinë e futbollit. Ditën kur Ronaldinho ngri gjithë Santiago Bernabeun në këmbë dhe fitoi duartrokitjet dhe respektin e gjithë tifozëve të pranishëm.

Më 19 nëntor 2005, në një të shtunë në Madrid, Bernabeu u ngrit në këmbë pasi njëri nga portierët më të mirë të të gjitha kohërave, Iker Casillas, ngriti supet, i pafuqishëm për gjenialitetin e një magjistari të lindur në Brazil.


Mijëra tifozë të Real Madridit duartrokitën lëvizjet dhe magjitë e mrekullueshme të Ronaldinhos atë mbrëmje – një paraqitje e rrallë e admirimit nga mbështetja shpesh e indinjuar e Los Blancos.

Ronaldinho ishte me të vërtetë i pakapshëm atë natë. Ai rrëzoi dhe endi nëpër fushë lojtarët kundërshtar si kurrë më parë.

25-vjeçari shënoi dy gola të shkëlqyeshëm individualë ndërsa Barcelona mori një fitore ndaj rivalëve të tyre më të mëdhenj, dhe gjithçka filloi në orën, kur ylli i Barcelonës dribloi dy kundërshtar me lehtësi dhe mposhti Casillasin.

Los Blancos dukeshin të pafuqishëm. Në fakt, ata e shikuan me frikë, duke u përpjekur të hamendësonin lëvizjen tjetër të Dinhos.

Ata kishin të drejtë të ishin të kujdesshëm. Mbrojtja e Real Madridit u shemb kur Ronaldinho vrapoi drejt tyre.

Në një kthesë të ngjashme të ngjarjeve, njeriu i Barcelonës kaloi dy mbrojtës në të majtë për të çuar në epërsinë 3-0.

Ishte një moment për t’u çmuar nga gjithë të pranishmit. Në mënyrë ikonike, një tifoz i Real Madridit, i cili mbante një shall mbi qafë, u ngrit dhe filloi të brohoriste atë që sapo kishte parë.

Pastaj të gjithë u bashkuan, me frikën e asaj që sapo kishte bërë Ronaldinho.

Samuel Eto’o mund t’i ketë çuar vizitorët në avantazh vetëm pas 15 minutash, por performanca e tij u tret në të panjohurën, pas shfaqjes së Ronaldinhos.

Menjëherë pas ndeshjes, Eto’o foli për Barça TV dhe reagimi i tij tha gjithçka, duke thënë se ishte diçka e pabesueshme.

Përkundrazi në mënyrë të pabesueshme, Ronaldinho pranoi më vonë se ai as nuk e kuptoi se po duartrokitej nga tifozët e Real Madridit.

“Jo, nuk e kuptova për momentin. Unë e kuptova kur arritëm në dhomën e zhveshjes dhe të gjithë po flisnin për këtë dhe unë shkova ta kontrolloj në TV”.

“Për shkak të gëzimit të shënimit dhe festimit, unë nuk vura re ovacionet dhe ngritjet e tifozëve në këmbë”.

“Është e veçantë. Vetëm disa lojtarë e kanë pasur këtë gëzim të vlerësohen nga tifozët e rivalëve në një derbi”, kishte thënë Ronaldinho. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori