Sonte, super-derbi Peja-Sigal Prishtina

Përballja në mes këtyre dy skuadrave më nam në basketbollin tonë, pritet të sjellë një super sfidë, sepse gjithnjë ballafaqimit në mes këtyre dy skuadrave prodhojnë basketboll dramatik deri në sekondën e fundit të ndeshjes.
Një përballje e tillë pritet që jetë edhe sonte në ‘Karagaçin’ e nxehtë. Pejanët kësaj ndeshje do t’i qasen me ambicie që t’i shkaktojnë humbjen e parë prishtinasve në këtë sezon të garave në ETC Superligë.
‘Bardhekaltrit’ janë duke kaluar nëpër një super sezon, andaj edhe në Pejë udhëtojnë me synime që të dalin të pamposhtur, megjithëse, në sfida të tilla fituese dihet vetëm pas përfundimit të ndeshjes.
Kampionia e Kosovës, Sigal Prishtina aktualisht kryeson tabelën më 16 pikë të tubuara, një më shumë së Peja. Ndeshja në mes Pejës dhe Sigal Prishtinës nis në orë 19:30. /Telegrafi/



















































