eksperti-banner

Pas një anulimi të pashembullt të veprimtarisë së vitit të kaluar, Eurovisioni është rikthyer - me gjysmëfinalen e parë që fillon sonte (e martë).l

Siç është planifikuar, sonte gjysmëfinalja e parë e ngjarjes do të zhvillohet në ‘Ahoy Arena’ në Roterdam, Holandë, sipas të gjitha rregulloreve dhe masave të nevojshme të mbrojtjes kundër pandemisë në vazhdim të coronavirusit .


Të martën në mbrëmje, 16 shtete do të paraqesin këngët e tyre në skenë, por vetëm dhjetë prej tyre do të marrin një vend në finalen e madhe, e cila do të mbahet të shtunën më 22 maj.

eu2

Ashtu si me të gjitha shfaqjet e tjera, vendimi përfundimtar do të përcaktohet nga publiku dhe juritë kombëtare, secili me 50 për qind të peshës në rezultat.

Nga Ballkani, shtetet konkurruese të natës së sotme janë Sllovenia e cila përfaqësohet me këngën “Amen” nga Ana Soklič, Kroacia me “Tick-Tock” nga Albina dhe Maqedonia e Veriut me këngën “Here I Stand” nga Vasil.

Kjo është renditja e shteteve që garojnë në natën e parë gjysmëfinale të Eurovision 2021:Lituania / The Roop - "Discoteque"
Sllovenia / Ana Soklič - "Amen"
Rusia / Manizha - "Russian Woman"
Suedia / Tusse - "Voices"
Australia / Montaigne - "Technicolour" (Performancë live, jo fizike në skenë).
Maqedonia e Veriut / Vasil - "Here I Stand"
Irlanda / Lesley Roy - "Maps"
Qipro / Elena Tsagrinou - "El Diablo"
Norvegjia / TIX - "Fallen Angel"
Kroacia / Albina - "Tick-Tock"
Belgjika / Hooverphonic - "The Wrong Place"
Izraeli / Eden Alene - "Set Me Free"
Rumania / ROXEN - "Amnesia"
Azerbajaxhani / Efendi - "Mata Hari"
Ukraina / Go_A - "Shum"
Malta / Destiny - "Je Me Casse". /Telegrafi/

lit