LAJMI I FUNDIT:

Solskjaer: Pogba është djalosh, nuk i vendos interesat e veta para të Unitedit

Solskjaer: Pogba është djalosh, nuk i vendos interesat e veta para të Unitedit

Alexis Sanchez, Paul Pogba e Romelu Lukaku ka kohë që po flitet se do të largohen nga skuadra e Manchester Unitedit.

Megjithatë, sipas trajnerit Ole Gunnar Solskjaer në klub nuk ka mbërritur ende asnjë ofertë për lojtarët e Djajve të Kuq.


Për të forcuar ekipin, ata duhet së pari të shesin disa lojtarë, por kjo nuk po zhvillohet siç është planifikuar.

Pogba e Eriksen, dyshja e preferuar e Realit

“Ka shumë spekulime për të gjithë lojtarët tanë rreth shitjes dhe blerjeve. Ashtu si në çdo periudhë tranzitore, këto janë gjëra normale. Sidoqoftë, për aq sa di unë, për aq sa jam i informuar, nuk kemi asnjë ofertë për asnjë nga lojtarët tanë. Ne jemi Manchester United dhe ne nuk duhet të shesim futbollistë”, pohoi norvegjezi.

Mediat e përditshme kanë spekuluar se atmosfera në ekip është e keqe dhe se ndër më të pakënaqurit është Pogba. Trajneri norvegjez i mohon këto lajme.

“Paul është një top person, njeri me vlera të mëdha. Ai është një djalë me një zemër të artë dhe kurrë nuk e vendos veten mbi ekipin”, ka pohuar ai.

Ndryshe, deri më tani nga klubi janë larguar vetëm Ander Herrera dhe Antonio Valencia si lojtar të lirë, ndërsa ka ardhur Aaron Wan Bissaka nga Crystal Palace dhe Daniel James nga Swansea. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Zbulohet shifra mahnitëse që ka fituar Lionel Messi që nga transferimi në Inter Miami

Zbulohet shifra mahnitëse që ka fituar Lionel Messi që nga transferimi në Inter Miami

Ligat tjera
Pochettino kërcënon futbollistët e tij pas përplasjes në fushë dhe tregon se kush është ekzekutuesi kryesor i penalltisë

Pochettino kërcënon futbollistët e tij pas përplasjes në fushë dhe tregon se kush është ekzekutuesi kryesor i penalltisë

Premier League
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Planet e transferimeve të Barcelonës përqendrohen në dy përforcime

Planet e transferimeve të Barcelonës përqendrohen në dy përforcime

La Liga
Kalo në kategori