Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer është duke peshuar të ardhmen e dyshes, Jesse Lingard dhe Andreas Pereira.

Sipas mediumit britanik The Sun, Solskjaer injoroi dyshen në ndeshjet që çoi në pezullimin e përkohshëm të futbollit.

Ai besoi se kishin nevojë për pushim pasi tifozët e Unitedit vazhdojnë t’i kritikojnë nga ndeshja në ndeshje.

Bije vlera e Manchester Unitedit shkaku i coronavirusit Bije vlera e Manchester Unitedit shkaku i coronavirusit

Tani Solskjaer thuhet se është gati të dëgjojë ofertat për dyshen ndërsa formulon planet e tij për të ardhmen.

Në gjashtë ndeshjet para se coronavirusi të ndalte futbollin, Lingard filloi vetëm një herë – në fitoren e Kupës FA në Derby County.

Ndërkohë Pereira, 24 vjeç, bëri vetëm paraqitje si zëvendësues.

Në listën e largimeve gjenden edhe lojtarë tjerë si Sergio Romero, Marcos Rojo dhe Juan Mata. /Telegrafi/