LAJMI I FUNDIT:

Solaborate, rrjeti social i shqiptarëve për IT-të global

Solaborate, rrjeti social i shqiptarëve për IT-të global

Në ambientet e Innovation Centre Kosovo, gjatë ditës së djeshme është prezantuar rrjeti më i ri social - Solaborate, i cili prezantohet si një platforme e re sociale që synon të jetë një adresë e re e komunikimit ndër profesionistët e Teknologjisë Informative dhe bizneset e kësaj industrie.

Përveç karakteristikave të avancuara që ofron për përdoruesit, e veçanta e këtij rrjeti social është themeluesi i saj, shqiptari Labinot Bytyqi, që jeton në Los Angeles të ShBA’së ku edhe ka punuar në kompani të mirënjohura ndërkombëtare si SAP.

Solaborate, që ka emërtim të bazuar në bashkëpunimin shoqëror (eng. Social – Collaboration) është një platform sociale për profesionistë dhe kompani të fushës së teknologjisë, në mënyrë që ata të lidhen, zbulojnë, bashkëpunojnë dhe të shohin mundësi në kohë reale duke pasur të gjitha veglat dhe shërbimet e nevojshme pa pagesë.


“Solaborate është zhvilluar për të targetuar një treg specifik që ekziston dhe në të cilin synojm të kemi në të ardhmen mbi 5 milion përdorues” u shpreh Labionti gjatë prezantimit, në lidhje me ambiciet e kompanisë për debutim global. “Linkedin është sfida jonë më e madhe, por gjithsesi integrimit me të gjitha platformat eksituese dhe një ndërfaqe e ngjashme me to, duke mundësuar që përdoruesi të ketë orientim të lehtë, ne mendojmë se do të kemi sukses”.

Labionti, bëri edhe një demonstrim të platformës duke treguar pamje prej ndërfaqes, mundësive për shfaqjen e kompanive të IT’së, profesionistëve të IT’së dhe produkteve/shërbimeve të kompanive.

Vlen të theksohet se në tentimet e para themeluesi ka dëshiruar që të krijojë platformën me kuadro nga Kosova, megjithatë nuk ka arritur ta bëjë këtë për shkak të mungesave në treg dhe rrjedhimisht është zhvendosur në Maqedoni ku ka marrë në punë 20 programer të cilët për 8 muaj kanë zhvilluar një platform mjaft solide me teknologji të Microsoft dhe me bazë në Cloud, falë integirmit me Windows Azure. Ekipi i Solaborate është edhe më i madh dhe është i shtrirë edhe me përfaqësues në shtete të ndryshme në Evropë, ndërsa momentalisht ka një zyre edhe në Prishtinë, dhe është e regjistruar si biznes në ShBA.

Në ngjarjen e organizuar në Innovation Centre Kosovo, ishin afër 100 pjesëmarrës, investiture, profesionistë të IT’së, përfaqësues të kompanive dhe entuziastë të cilët u ftuan edhe si beta testues të platformës,që sipas detajeve nga prezantimi pritet të hapet dikur ka fundi i këtij viti ndërsa në beta për tregun global dikur kah fillimi i vitit të ardhshëm. / Digjitale, Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Teknologji
Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Teknologji
Kalo në kategori