Sokoli shpreson që t’i funksionojë sulmi kundër Vëllaznimit

Skuadra e Vëllaznimit, e rikthyer në elitë, çmohet shumë, ndërsa rivaliteti fletë vetë, sidomos kur tani skuadra gjakovare është në formë të mirë dhe në pjesën e epërme të tabelës.
Te skuadra e Prishtinës diskutabil do të jetë vetëm paraqitja e sulmuesit, Bërbatovci, ndërsa pritet rikthimi i Azem Ahmetit.
“Jemi përgatit si për çdo ndeshje tjetër. Shpresoj se në takimin me Vëllaznimin do t’i evitojmë gabimet e efikasitetit në ndeshjet e më parme që na janë shfaqur. Duhet ende komponim dhe ta kuptojmë filozofinë e lojës që po e imponojmë, loja po zhvillohet, por na duhet faza përfundimtare. Aty kemi punuar edhe këtë javë, shpresoj që do të përmirësohet. Sulmi ka nevojë për ndërrim të mentalitetit. Kaq. Kjo fazë është më e vështirë, mirëpo po shpresoj që do të përgjigjen”.
“Unë kam shumë besim. Nuk kam asnjëherë luhatje. Jam më së i sigurt që kjo do të funksionoj”, ka thënë kryetrajneri, Bylbyl Sokoli, për faqen e klubit. /Telegrafi/



















































