LAJMI I FUNDIT:

Sokoli: Prishtina e fitoi ndeshjen me meritë, gjyqtari i kërcënoi lojtarët e Ferizajt gjatë pjesë së parë

Sokoli: Prishtina e fitoi ndeshjen me meritë, gjyqtari i kërcënoi lojtarët e Ferizajt gjatë pjesë së parë

Trajneri i Ferizajt, Bylbyl Sokoli,e ka analizuar ndeshjen e humbur ndaj Prishtinës (2-0), teksa ka vënë në duke mungesën e cilësisë dhe përgatitjes fizike të ekipit të tij përballë kryeqytetasve.

Ai tha se Prishtina e meritoi fitoren, por gjyqtari i ndeshjes i kishte kërcënuar lojtarët disa herë në pjesën e parë.

“E kemi ditur që do të jetë një ndeshje e vështirë. Goli i parë erdhi si pasojë e një pozicionimi jo të mirë në fazën e mbrojtjes”.

“U munduam të rezistojmë gjatë tërë kohës, duke u përforcuar aty ku Prishtina është më e rrezikshme, do të thotë nga ana e djathtë. por, gabuam në anën e majtë aty ku se kishim menduar”.

“Duhet pranuar se kundërshtari ishte ekip më cilësorë  dhe më i përgatitur. Do të mundohemi të nxjerrim maskimumin nga ky ekip dhe duhet pranuar që barazhi është objektivi ynë kryesorë”.

“Fitorja e Prishtinës ishte e merituar. Ne bëmë një ndeshje korrekte dhe po luajmë kampionatin në mënyrë më korrekte të mundur, ndaj nuk është korrekte që arbitri të kërcënojë futbollistët brenda fushës dhe këtë ma konfirmuarn futbollistët pas pjesës së parë”, deklaroi Sokoli për Super Sport Kosova.

Ferizaj gjendet në pozitën e dhjetë të renditjes tabelare me 25 pikë, shtatë për të dalë nga zona e barazhit dhe dy për të rënë direkt nga Superliga. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich po

Bayern Munich po "peshkon" te Chelsea, lojtari i gatshëm të largohet nga Stamford Bridge

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Bundesliga
Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Boks
Kalo në kategori