Derbi i vjetër i futbollit të Kosovës, Prishtina – Besa, takim që do të zhvillohet të shtunën nga ora 13:00 në kryeqytet, pritet të jetë shumë i ‘nxehtë’.

“Ndeshje derbi, shumë e rëndësishme për neve. Ne jemi të hendikepuar në mungesë të Zhdrellës, Ahmetit, Zogianit e Kukës, domethënë na mungojnë katër futbollistë standard, por besoj se futbollistët tjerë që do t’i zëvendësojnë do të japin maksimumin dhe do të fitojmë ndeshjen të cilën e vlerësojmë si më të rëndësishmen në kampionat”, ka thënë, kryetrajneri Bylbyl Sokoli për faqen e klubit. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app