Prishtina dhe Trepça ’89 dje në kryeqytet luajtën pa gola në kuadër të xhiros së tretë të Raiffeisen Superliga e Kosovës në futboll

Tekniku i “bardhekaltërve”, mendon se skuadrae tij ishte e vetëkënaqur, e herë-herë edhe e nënçmojë kundërshtarin.


Sokoli kërkon nga skuadra e tij në sfidën e radhës kundër Ferronikelit të tregohet ekip më i disiplinuar dhe të ketë paraqitje më të mirë.

“Mendoj se skuadra u paraqitë e vetëkënaqur dhe në momente edhe e nënçmojë kundërshtarin. Ekipi luajti jashtëzakonisht dobët, sepse skuadra u paraqit shumë e relaksuar sikur ka përfunduar kampionati”, ka thënë Sokoli.

“Ndaj Ferronikelit ekipi duhet t’i kthehet lojës së mirë, të ketë disiplinë dhe të tregojë lojë më të mirë”, tha ai.

Prishtina kryeson tabelën më shtatë pikë, një më shumë së Ferronikeli, kurse Trepça ’89 zë vendin e tretë më pesë pikë të tubuara. /KP/Telegrafi/ 

telegrafi sport app